PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rama, kerkese Berishes e Bashes: Te shkarkohet prefekti i Tiranes


E Shtune, 26 Qershor 2010

Kryetari i Bashkise se Tiranes ka reaguar ashper permes nje letre drejtuar kryetarit te Keshillit te Ministrave, Sali Berisha dhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha pas kerkeses se prefektit Keltis Kruja per bllokimin e fondeve te buxhetit, e ku kerkon shkarkimin e prefektit dhe ben me dije se ka depozituar kallezim per ndjekje penale ndaj tij. Duke e cilesuar si te papergjegjshme deklaraten e prefektit Kruja dhe sulm politik te pushtetit qendror ndaj bashkise se Tiranes, Rama theksoi se auditimi per fondin e vecante nga prefekti eshte i pambeshtetur ne ligj dhe cenon rende parimet e Kushtetutes qe kane te bejne me decentralizimin dhe autonomine vendore e sanksionuar kjo dhe nga Karta Evropiane e Autonomise Vendore. Duke e akuzuar prefektin per mungese pervoje ne fushen vendore, Rama shprehet se disa nocione te perdorura nga prefekti, per sa i perket ushtrimit te funksionit te tij, i perkasin kuadrit te kaluar ligjor dhe nuk jane me ne fuqi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika