 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kukes, perurohet aeroporti i dyte me i madh ne vend, investim i Emirateve
E Shtune, 26 Qershor 2010
Nje prej investimeve me te rendesishme ne fushen e aviacionit civil eshte inauguruar dje ne qytetin e Kukesit. Perfaqesues te qeverise dhe Ministri i Jashtem i Emirateve Arabe Sheikh Abdullah Al Nahyan inauguruan dje aeroportin e Kukesit, i cili do te mbaje emrin e Sheik Zayed Bin Sultan Al Nahyan. Ky investim eshte pjese e kontributit te Emirateve te Bashkuara Arabe. Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta, ne fjalen e tij shprehu falenderimet lidhur me financimin e Aeroportit tashme te perfunduar te Kukesit, si dhe per financime te tjera te projekteve ne fushen e infrastruktures shqiptare. Inaugurimi i aeroporti te dyte me te madh ne vend u be gjate vizites ne vendin tone te Ministrit te Jashtem te Emiratave Arabe, Sheik Abdullah Al Nahyan. Diplomati i Emirateve te Bashkuara Arabe shprehu krenarine e tij per perfundimin e Aeroportit te Kukesit. Ai e cilesoi kete veper si “nje deshmi te qarte te zhvillimit te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve dhe te ndjenjave vellazerore mes dy popujve”. Gjate vizites se tij ne vendin tone ministri i Emirateve te Bashkuara Arabe, zhvilloi takime me Presidentin, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtem Ilir Meta. Duke rikonfirmuar marredheniet e mira me Shqiperine, Sheik Abdullah Al Nahyan, vleresoi se bashkepunimi mes dy vendeve do te njoh ritme te reja ekonomike. Ndersa ka folur dhe per nje zhvillim pozitiv per qendrimin e vendeve arabe ndaj pavaresise se Kosoves. “Gjate vizites time kemi pasur dhe do te kemi rastin per te biseduar edhe per ceshtje te tjera, si ato rajonale. Ashtu sic e permendet dhe ju me te drejte, do te diskutojme se si mund te bashkepunojme per te mbeshtetur Kosoven”, u shpreh Ministri i Emirateve te Bashkuara Arabe gjate takimi me Ministrin Meta. Q.Xhani
Financimet, nga Aeroporti i Kukesit te rruga Tirane-Elbasan
Aeroporti i Kukesit eshte nje prej veprave me te medha ne llojin e vet te ndertuar gjate viteve te fundit ne vend. Aeroporti shtrihet ne nje siperfaqe prej rreth 65 hektare. Ai ndodhet rreth 3 kilometra larg qytetit te Kukesit, dhe eshte i kategorise nderkombetare. Gjate inaugurimit te bere dje u vleresuar se ky eshte aeroporti i dyte ne vend pas atij te Rinasit. Nderkohe qe Emiratet jane shprehur do te jene financues ne rrugen Tirane-Elbasan si dhe po shikojne me mjaft interes dhe perparesi edhe projekte te tjera te medha si Boshti i Jugut, portet, resortet turistike si dhe bashkepunimin ne transportin ajror.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Meidani: Iku koha e protestave, tani PS ne Parlament
- Spahiu: Po pengohet reforma ne drejtesi
- PS: Krimi kontrollon ekonomine
- PD: Rama, gjuhe halabakesh ndaj Daul e Evropes
- Poni: Adresari i Tiranes, nje mashtrim i Edi Rames
- PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames
- Adresari, cdo banese me adrese
- Gjinushi: “Edhe OSBE pergjegjese e manipulimit te 28 qershorit”
- Berisha: Me 2013, vetem rruge te reja
- Rama: Zgjidhje, ose nisim protestat
- Daul: Shqiptaret, per krishtlindje levizin pa viza
- Topi-Daul: Zgjidhja, ne rruge institucionale
- Presidenca belge: Vizat do shihen pozitivisht
- PD dhe PS, lexim ndryshe i programit belg te BE-se
- Zgjedhjet brenda PS, deputetet nisin paraqitjen e emrave per kryetar rrethi
|
|