PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PD: Edi Rama ka braktisur detyren, bashkia pa kryetar


E Shtune, 26 Qershor 2010

Deputetet demokrate sulmuan ashper dje kreun socialist njekohesisht edhe te Bashkise se Tiranes, Edi Rama se ka braktisur prej kohesh detyren e tij. Lajla Pernaska dhe Arenca Troshani, akuzuan Ramen se merret me gjithcka, por jo me qytetaret dhe Tiranen. “Ka tre vjet qe Rama ka bojkotuar qytetin dhe qytetaret e tij, detyren per te cilen eshte zgjedhur. Dhe komuna me e vogel e vendit ka nevoje per nje kryetar me kohe te plote, kurse Tirana, kryeqyteti i vendit, me rreth 700 mije banore dhe probleme te shumta perben shqetesimin e fundit te Rames”, akuzoi Pernaska. Sipas saj, nje foto e castit e Rames prane nje kanali apo ekskavatori, nuk i genjen dot qytetaret e Tiranes, sepse Rama e ka bojkotuar teresisht qytetin. Me ashper akoma, deputetja Troshani e quajti Ramen, si nje njeri me gjendje te rende psikologjike. “Ne kontrast me gezimin e shqiptareve, ne vend te pershendetjes per rezoluten e liberalizimit te vizave, e quajti ate nje katastrofe alarmante. Edvin Rama deshtoi ne perpjekjen e tij, per te shtyre vendimin e liberalizimit te vizave. Ne fakt kjo ishte fiaskoja e fundit e turpshme e tij”, tha Troshani. Sipas saj. askush nuk priste qe ai te kishte kurajen qe te bente qofte edhe me demek, se e pershendet kete vendim historik. “Zoti Rama mos i vendos me ne pozita qesharake dhe kunder interesave te popullit deputetet e PS-se. Ftoj koleget socialiste qe te bashkohen me mazhorancen per ti bere permiresime te tjera kodit elektoral”, u shpreh ajo.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika