PD dhe PS, lexim ndryshe i programit belg te BE-se
E Shtune, 26 Qershor 2010
Programi i Belgjikes, nen drejtimin per gjashte muajsh te Bashkimit Evropian, u vleresua ndryshe nga dy kampet e medha politike ne vend. Deputeti demokrat, Aldo Bumci, tha se Belgjika eshte ne linjen e mbeshtetjes evropiane per liberalizimin e vizave. “Na vjen mire qe presidenca belge shprehet ne nje te njejten linje. Kriteret jane teknike dhe eshte normale qe do presim vleresimin e Komisionit ne lidhje me permbushjen e ketyre tre kritereve teknike. Pershendesim edhe shprehjen e vullnetit, ne vazhden e konkluzioneve Samitit te Sarajeves ku dhe presidenca belge shprehu vullnetin e plote per perspektiven evropiane e Ballkanit Perendimor dhe perkrahjen qe do te marre ne kete drejtim” tha Bumci. Por ndryshe eshte qendrimi i selise roze. Sipas deputetit socialist, Besnik Bare, deklarata e Belgjikes, eshte nje tjeter kritike per qeverine se ka ende kushte te pa plotesuara. “PD, lexon vetem njeren pjese. Ajo pjese qe ka te beje me pjesen e stimulimit ne lidhje me progresin qe ka bere Shqiperia, por jo pjesen e dyte qe lidhet me disa kushte te cilat ende Shqiperia, qeveria e cila eshte ne pushtet sot nuk i ploteson, nuk ka pasur vullnetin qe t’i plotesoje. Ketu krijohet ai ngerci i madh dhe qe here pas here mesazhet vijne ketu, por qe eshte e qarte: Ne qofte se nje subjekt politik, nje njeri nuk ka vullnet dhe deshire qe te kuptoje pyetjen, ca me pak ka vullnet dhe deshire qe per te realizuar ato detyra te shtepise qe vijne nga keshillat e BE”, tha Bare.