PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Presidenca belge: Vizat do shihen pozitivisht


E Shtune, 26 Qershor 2010

Belgjika, vendi qe do te marre Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, rithekson qendrimin pro zgjerimit te BE-se si dhe thellimi i marredhenieve me vendet e Ballkanit Perendimor, ne rrugen drejt integrimit. Keshtu, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit dhe liberalizimi i vizave me Shqiperine dhe Bosnjen eshte nje prej prioriteteve te politikes se jashtme te Presidences se ardhshme belge te bllokut 27 anetaresh. Kjo u konfirmua nga Kryeministri ne largim belg Yves Leterme dhe ministri i Jashtem Steven Van Ackere. Ne konferencen per shtyp ku u pasqyruan dosjet e prioriteteve te presidences ne fusha te ndryshme, Brukseli garantoi se eshte i ndergjegjshem per rendesine e liberalizimit te vizave dhe ky proces do te shihet ne menyre pozitive. Ministri i Jashtem belg, Steven Van Ackere,. “Procesi i liberalizimit te vizave bazohet tek meritat. Per shume njerez liberalizimi i vizave eshte nje veprim simbolik dhe njekohesisht praktik. Ne jemi te ndergjegjshem per rendesine e tyre dhe do e shohim procesin ne nje menyre pozitive. Ne jemi te vetedijshem per rendesine e ketij procesi, dhe per kete arsye kembengulim tek plotesimi i standardeve te percaktuara nga BE. Do t’u thosha vendeve qe kerkojne te arrijne liberalizimin e vizave: “Na ndihmoni, t’ju ndihmojme”, u shpreh Van Ackere. Ai siguroi se BE nuk e konsideron mundesine e mbylljes se dyerve per keto vende. Perkundrazi eshte shume e hapur per njerezit e interesuar per levizje te lire. Lidhur me integrimin e Ballkanit Perendimor kryeministri belg, Leterme dhe Ministri i Jashtem, Van Ackere thane se prioritet do te jete intensifikimi i marredhenieve me vendet e rajonit, per plotesimin e kushteve “Liberalizimi i vizave, varet shume nga progresi qe do te deshmohet ne terren per kenaqjen e kritereve te kerkuara. Ne do ta shohim procesin ne menyre pozitive, por ne te njejten kohe apelohet per kushtet”, tha Leterme. Analistet besojne se Belgjika si udheheqesja e radhes e Brukselit do te sjelle progres ne heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines. Problemet e hasura me azilkerkuesit nga Maqedonia dhe Serbia, te cilet pas liberalizimit te vizave u dynden ne vendet e Shengenit kryesisht ne Belgjike dhe Suedi, besohet se nuk do te kene asnje ndikim ne vendimmarrjen politike per regjimin e lire te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.



200 Milione

Njerez kerkojne liberalizim te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kete shifer e dha dje kryeministri i Belgjikes Leterme, vendit qe do te marre ne 1 Korrik presidencen e Bashkimit Evropian. Sipas tij, kjo shifer doli nga nje kalkulim i bere prej tij.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika