PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Topi-Daul: Zgjidhja, ne rruge institucionale


E Shtune, 26 Qershor 2010

Ne mbyllje te vizites se tij zyrtare ne Tirane, kreu i Partive Popullore ne Parlamentin Evropian, Joseph Daul, takoi Presidentin Bamir Topi. Gjate ketij takimi, Daul i tha kreut te shtetit, se palet dhe drejtuesit e larte politike shqiptare, tashme duhet te shohin nga e ardhmja demokratike e te zbatojne rregullat qe imponon demokracia ne respekt te Kushtetutes dhe shtetit te se drejtes. “Procesi i liberalizimit te vizave per shqiptaret nuk do te ndalet per asnje arsye, sepse shqiptaret duhet te levizin te lire dhe se Shqiperia, pas perparimeve te medha e te dukshme qe ka bere, meriton plotesisht te jete pjese e familjes evropiane”, theksoi kreu i PPE. Nga ana e tij, Presidenti Topi, pasi e falenderoi zotin Daul per rolin e tij te rendesishem dhe kontributin e cmuar ne zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi dhe si nje nga perkrahesit me te palekundur te perspektives evropiane te vendit, shprehu bindjen se Shqiperia do te dije te plotesoje kushtet dhe detyrimet e kerkuara per anetaresimin sa me shpejt ne Bashkimin Evropian. “Me vullnetin politik te paleve, pas rivendosjes se dialogut politik institucional mes mazhorances dhe opozites, si dhe me angazhimin serioz te tyre, ekzistojne te gjitha mundesite qe zgjidhja te vije ne menyre institucionale dhe ne funksion te demokracise dhe te interesave te qytetareve shqiptareve”, tha Topi.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika