 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Daul: Shqiptaret, per krishtlindje levizin pa viza
E Shtune, 26 Qershor 2010
Kreu i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul rrefeu dje per Televizionin Klan, se jo vetem qe nuk pati nje draft ne takimin me Kryeministrin Sali Berisha dhe Kreun e opozites Edi Rama ne Strasburg, por u ra dakord qe qeveria te mos vihet ne dyshim, zgjedhjet po ashtu dhe opozita te qendroje ne Parlament. Daul theksoi nevojen e domosdoshme te permiresimit te Kodit Zgjedhor si dhe shtoi se beson se per Krishtlindje, shqiptaret do te mund te levizin lirisht.
Zoti Daul, a ka ekzistuar ndonje marreveshje e shkruar ne Strasburg per te zgjidhur ngercin politik ne Shqiperi?
Ne Strasburg kemi shkruar vetem ato qe vendosem aty. Vendosem te mos veme ne dyshim qeverine, te mos veme ne dyshim zgjedhjet, te ndalojme greven e urise, e qe opozita te qendroje ne Parlament. Kjo ishte marreveshja e pare qe beme me Martin Shultz, Presidentin e grupit parlamentar socialist, kryeministrin Berisha dhe zotin Rama.
Mendoni se ngerci politik do te ishte zgjidhur pa ndermjetesimin tuaj?
Shikoni..., nuk di ta them. Shpresoj se do te kishte ndodhur gjithsesi. Por mendoj se kemi ndihmuar sadopak, une dhe Martin Shultz, per t’i pershpejtuar gjerat. Kryeministri Berisha dhe zoti Rama na u pergjigjen shume shpejt, brenda 24 oresh, per te ardhur ne Strasburg. Eshte e vertete qe diskutimet qene te gjata. Biseduam deri ne oren 02.00 te mengjesit, ku secili shprehu qendrimin e tij. Pastaj morem vendimet qe thashe me siper. Ajo qe une uroj tashme, eshte qe demokracia te funksionoje. E kam thene gjithmone: Ne nje vend demokratik zhvillohen zgjedhje cdo 4 apo 5 vjet. Dhe tashme duhet qe zgjedhjet e ardhshme te pergatiten nga Parlamenti. Duhet qe demokracia te funksionoje sic funksionon ne vendet e Bashkimit Evropian.
Edi Rama ka deklaruar se greva e urise sherbeu per te sensibilizuar evropianet per situaten politike ne Shqiperi. A eshte e vertete kjo?
Mendoj se edhe ndihmoi per kete. Ne kemi diskutuar per kete me Kryeministrin. Ne e ndjekim ceshtjen ne nivelin e Shqiperise.
Mendoni se ishte ky qellimi i greves?
Degjoni, nuk deshiroj te hyj ne detaje, sepse une shikoj me shume drejt se ardhmes. Ajo qe une u thashe paradite opozites dhe mazhorances, eshte qe duhet te pergatiten per te ardhmen dhe qe demokracia te funksionoje. Kjo eshte thelbesore per qytetaret dhe popullin shqiptar.
Kryeministri Berisha i ka ofruar opozites shumicen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet. A mendoni se jane shanset per t’u hetuar zgjedhjet ne kete menyre?
Mendoj se ajo qe ka bere Kryeministri eshte nje vendim i guximshem politik. Nuk e di nese une do ta kisha bere nje gje te tille, ndonese bej pjese ne nje nga vendet anetare te Bashkimit Evropian. Eshte nje vendim i guximshem politik qe duhet pershendetur.
Pra, ky komision mund t’i hetoje zgjedhjet?
Pa dyshim! Ata mund te hetojne zgjedhjet, mund t’i drejtohen prokurorise. Kane te drejta te plota.
Kjo qe ndodhi nuk eshte krize e sistemit zgjedhor, pasi sistemin e bene vete dy partite dhe ne te njejten kohe nuk pati ankesa nga komisioneret. Per me teper, nuk u konsumuan te gjitha institucionet nga opozita, si per shembull Gjykata Kushtetuese. Si do ta perkufizonit kete situate?
Mendoj se ne nje sistem demokratik, rregullat duhet te evoluojne me qellim qe vendi te zhvillohet, qe Kushtetuta t’u pershtatet ndryshimeve. Kodi Zgjedhor evoluon ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe besoj se kjo eshte normale. E nese ka pasur anomali, sic thote OSBE/ODIHR qe ka kontrolluar zgjedhjet, atehere duhet qe sistemi te permiresohet. Ka gjithmone vend per permiresime. Njeqind per qindeshi nuk ekziston gjekundi, as ne vendet e Bashkimit Evropian. Ndaj mendoj se duhen bere permiresime, sidomos ne kohen kur nuk ka zgjedhje, per te mos marre peng zgjedhje te tjera apo t’i besh ato pjese te lojes politike. Eshte ajo qe u thashe kete paradite edhe deputeteve te opozites. Nese keni probleme me fletet e votimit, atehere duhet permiresuar sistemi, ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme te mos kete probleme.
Thate se jeni takuar me grupin parlamentar te Partise Socialiste. Moret ndonje mesazh se ata do te bashkepunojne per zgjedhjet e ardhshme?
Une u thashe perfaqesuesve te opozites ate qe i kam thene mazhorances. Ne nje vend demokratik ka nje mazhorance ne pushtet dhe nje opozite. Dhe ketu ne Shqiperi rregullat e demokracise jane percaktuar mjaft mire, pasi per te ndryshuar ligjet, nuk mund te injorohet opozita, sepse nevojitet shumica e cilesuar, me tre te pestat. Grupi i Partive Popullore Evropiane eshte me i madhi ne Parlamentin Evropian, por ne nuk kemi mazhorancen. Ndaj cdo dite, shoh mundesine per te gjetur menyra per te krijuar nje mazhorance, me qellimin per te ecur perpara.
Keto krishtlindje deshiroj t’i festoj ne Paris. A do te me duhet serish te mbaje radhe perpara Ambasades se ndonje vendi evropian per te marre vize?
Dua t’ju percjell nje mesazh edhe evropianeve, qe ndoshta nuk e presin mire nje tjeter hapje kufijsh. Do t’u them ate qe u thashe te merkuren mazhorances dhe opozites evropiane. Populli shqiptar, qe sot kerkon heqjen e vizave, eshte populli me i ndershem qe mund te ekzistoje, sepse po kerkon ate. Ata te pandershmit, mafia apo te tjere te ketij lloji, u bene kohe qe e kane kaluar kete nivel dhe tashme bredhin gjithandej. Ndaj, nuk duhet ne asnje menyre qe te privohet populli shqiptar, por i duhen hequr vizat me qellim qe qytetaret te udhetojne, qe studentet te mund te ndjekin universitetet jashte. Eshte normale, ndaj e kam mbrojtur fuqishem raportin qe u votua ne Parlamentin Evropian. Besoj se tani gjerat jane ne rrugen e duhur dhe besoj fort se vizat do te jene hequr per Krishtlindje.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Meidani: Iku koha e protestave, tani PS ne Parlament
- Spahiu: Po pengohet reforma ne drejtesi
- PS: Krimi kontrollon ekonomine
- PD: Rama, gjuhe halabakesh ndaj Daul e Evropes
- Poni: Adresari i Tiranes, nje mashtrim i Edi Rames
- PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames
- Adresari, cdo banese me adrese
- Gjinushi: “Edhe OSBE pergjegjese e manipulimit te 28 qershorit”
- Berisha: Me 2013, vetem rruge te reja
- Rama: Zgjidhje, ose nisim protestat
- Daul: Shqiptaret, per krishtlindje levizin pa viza
- Topi-Daul: Zgjidhja, ne rruge institucionale
- Presidenca belge: Vizat do shihen pozitivisht
- PD dhe PS, lexim ndryshe i programit belg te BE-se
- Zgjedhjet brenda PS, deputetet nisin paraqitjen e emrave per kryetar rrethi
|
|