PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Gjinushi: “Edhe OSBE pergjegjese e manipulimit te 28 qershorit”


E Shtune, 26 Qershor 2010

Partia Socialdemokrate ka qene nje prej subjekteve me te penalizuara nga Kodi Zgjedhor dhe nga aleanca me Partine Socialiste. Megjithate, problemin e zgjedhjeve, Kryetari i Socialdemokrateve, Skender Gjinushi, nuk e sheh te sistemi zgjedhor dhe te aleancat parazgjedhore, por te nderkombetaret. Ne nje deklarate te bere dje Gjinushi ka fajesuar OSBE-ne per ate qe ai e cilesoi si manipulim te zgjedhjeve. Gjinushi e ka cilesuar te papranueshem faktin qe OSBE-ja kerkon reformim te sistemi zgjedhor, pa bere me pare nje transparence per zgjedhjet e kaluara. “Shpreh mospajtimin dhe indinjaten ndaj veprimeve te pamatura te misionit te OSBE-se ne Tirane. Te kerkosh reforme zgjedhore pa bere transparencen e zgjedhjeve, pa evidentuar me pare manipulatoret politike te tyre”, u shpreh Gjinushi. Ai e ka cilesua qendrimin e OSBE si nje kundervenie te hapur ndaj kerkeses se opozites per transparencen e zgjedhjeve. Ai ka shkuar dhe me tej duke e quajtur nje prej organizatave me te rendesishme ne bote si bashkefajtore per manipulimin e zgjedhjeve. “Kjo tregon qe misioni i OSBE eshte bashkepergjegjes per manipulimet e 28 qershorit dhe kerkon te mbuloje deshtimet e veta. Pra perfundimisht nuk ka reforme pa transparence, nuk ka reforme me kete KQZ.”, u shpreh kreu PSD, Skender Gjinushi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika