Adresari, cdo banese me adrese
E Shtune, 26 Qershor 2010
Adresari i Qytetit, hyn ne fazen perfundimtare. Pas emertimit te 1300 rrugeve, verifikimit te 65 000 ndertesa dhe numertimit te 115 528 hyrje banesash, tashme procesi lidh emrin e cdo qytetari me adresen e vendit ku ai banon. Nderkohe, qytetaret do te plotesojne edhe “Formularin e vendbanimit”, dhe me pas punonjesi i bashkise i komunikon edhe Adresen e re te Vendbanimit, ndaj cdo qytetar duhet ta fiksoje ate ose ta ruaje kuponin e adreses se re dhe ta perdore ate sa me shpesh, kur kerkohet.
Projekti
Per here te pare, Tirana, qendra me e madhe urbane ne vend ka Sistemin e saj te Ri te Adresave. Bashkia e Tiranes ka prezantuar fazen permbyllese te “Adresarit te Qytetit te Tiranes”, duke e konsideruar kete si nje nevoje te madhe per nje metropol me nje dinamike zhvillimi dhe aktivitet intensiv, social e ekonomik sic eshte Tirana.
Prej 3 vitesh, puna e bashkise ka konsistuar ne ngritjen e nje sistemi adresimi qe te permbushe nevojat e qytetit dhe te qytetareve per komunikim, per identifikimin e vendndodhjes, per levizjen e mallrave dhe sherbimeve, per ofrimin me te mire te sherbimeve publike si posta, sherbimet e emergjences si zjarrfikesit, ambulance, sherbimet e dergesave etj. Me perfundimin e ketij procesi, Sistemi i Adreses behet funksional, sepse behet keshtu edhe lidhja e Regjistrit te Gjendjes Civile me Regjistrin e Adreses, ose me thjeshte lidhja e emrit te qytetarit me adresen e vendbanimit te tij. Kryebashkiaku Rama duke nenvizuar rendesine e kesaj pune kolosale, komplekse dhe te veshtire, por qe pritet te sjelle nje transformim cilesor dhe rrenjesor per sa i perket sistemit te adresave ne kryeqytet, drejtoi njekohesisht apelin per te gjithe qytetaret, per te bashkepunuar dhe per te dhene kontributin e tyre, ne pershpejtimin dhe suksesin e plote te ketij procesi.
Adresari
Puna per Sistemin e Adresave ka filluar ne vitet 2004 -2005, kur grupi i punes beri tentativen e pare per ndertimin e nje sistemi funksional adresash, por kjo gje kishte veshtiresi. Ajo mori nje zhvillim te metejshem ne vitin 2007, ku nje baze e re te dhenash per rruget, sheshet, hartat etj, u pergatit per te mundesuar fillimin e projektit te adresave. Gjate vitit 2008, te gjitha Njesite Bashkiake te Tiranes dhe Bashkia e Tiranes bene emertimin e rreth 1300 rrugeve, shesheve, lulishteve dhe hapesirave publike te qytetit. Gjate vitit 2009, grupet e punes bene numertimin nga harta dhe ne terren te te gjitha godinave ne qytet, si dhe te te gjitha hyrjeve per cdo godine te qytetit, shoqeruar me nje proces te identifikimit e survejimit ne terren, per mbledhje e dixhitalizim te dhenash. Te gjitha te dhenat e mbledhura u hodhen, perpunuan dhe dixhitalizuan, me baze harte ne Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) te Bashkise se Tiranes. Ndersa gjate ketij viti, grupet e punes po trokasin ne cdo banese ne qytet, per te komunikuar adresen e re te cdo njesie banimi te qytetareve. Ky proces ka filluar dhe po vazhdon intensivisht.
Cfare eshte realizuar?
Jane identifikuar, emertuar rreth 1300 rruge, duke u bazuar ne kriteret e ruajtjes se kontekstit historik, te zhvillimit te tradites dhe kultures se qytetit, por edhe duke mundesuar futjen ne fondin e rrugeve, te emrave te tjere te njohur, proces i bere me kujdes nga njesite bashkiake, ne bashkepunim me Akademine e Shkencave nga Bashkia e Tiranes.
Jane numeruar, verifikuar rreth 65 000 ndertesa, nje pune e bere si ne zyre (permes hartes) nga punonjesit e Bashkise, por e verifikuar edhe ne terren;
Jane numertuar dhe verifikuar nje per nje ne terren dhe jane hedhur me kujdes ne harte rreth 115 528 hyrje banesash, duke perfshire si hyrjet e banesave kolektive, ashtu dhe ato te objekteve private, te institucioneve publike dhe private si dhe ato te cdo njesie tregtare
Eshte krijuar nje baze te dhenash e madhe, e hedhur me baze harte, ne Sistemin e Informaciont Gjeografik (GIS).
Cfare eshte Adresari i Qytetit te Tiranes?
Eshte nje sistem te dhenash qe mundeson nje numer unik identifikues per cdo vendbanim.
Sistem qe lidh emrin e cdo qytetari me adresen e vendit ku ai banon.
Me sistemin e ri te adresave, cdo njesi banimi/tregtie, pavaresisht nga destinacioni, mund te identifikohet me nje grup te dhenash unike qe permbajne nje numer unik dhe emertesen e rruges.
Sistemi i Adreses eshte edhe harta me vendndodhjen e cdo njesie banimi/tregtie etj. Duke qene i ngritur mbi bazen e Sistemit te Informacionit Gjeografik (GIS), nepermjet p.sh emrit te qytetarit, mund te lokalizohet ne harte me nje koordinate, vendi ku ai banon etj.
Sistemi i Adreses eshte edhe sinjalistika e nevojshme ne qytet, si tabelat me emrat e rruges, tabelat me numrin e godines dhe te hyrjes, numri i apartamentit/njesise tregtare, te vendosura per te ndihmuar ne lokalizimin e nje njesie, pra per te gjetur keshtu lehtesisht ne territor, vendndodhjen.
Cfare permban adresari:
Emrin e rruges
Numrin e nderteses ku banon
Numrin e hyrjes (shkalles) dhe numrin e apartamentit tend
Bashkine dhe njesine bashkiake, ne te cilin ndodhet vendbanimi yt
Kodin postar te zyres me te afert te postes, me vendbanimin tend
Formulari i vendbanimit
Nderkohe, kerkohet pjesemarrja e tere banoreve te qytetit, per plotesimin e Formularit te Vendbanimit, i cili shperndahet nga punonjesit e Bashkise ne banesen e qytetareve dhe qe eshte pjese e procesit te hartimit te sistemit te adresave. Ndaj, Bashkia e Tiranes fton te gjithe qytetaret e kryeqytetit te bashkepunojne ne kete proces, duke plotesuar Formularin e Vendbanimit. Formulari i Vendbanimit do te sillet ne banese nga punonjesit e Bashkise se Tiranes. Formulari duhet te plotesohet me kujdes dhe te mbahet nga qytetari ne banese, deri ne momentin kur punonjesi i Bashkise do te trokase serish ne deren e qytetarit, per te marre formularin e plotesuar. Pervec, Formularit te Vendbanimit, punonjesi i Bashkise kur paraqitet prane baneses se qytetarit, i komunikon edhe Adresen e re te Vendbanimit, ndaj cdo qytetar duhet ta fiksoje ate ose ta ruaje kuponin e adreses se re dhe ta perdore ate sa me shpesh, kur kerkohet.