Rrefehen 10 finalistet e “Star academy 5”
E Shtune, 26 Qershor 2010
Albi: Rrokstar kam qene dhe do vazhdoj te jem
Ka ego te madhe dhe te vetmin qellim fitoren. Ka qene gjithemone i sigurt ndaj konkurrenteve qe e kane sfiduar, kjo per faktin se Albi vec talentit, ia njeh vetes aftesine per ta sunduar skenen dhe zemrat e publikut. Fitorja sipas tij eshte vec nje hap larg.
Te gjithe thone se je nje rrok star, si e mendon te ardhmen e Albit si te tille?
Edhe pas mbarimit te kesaj eksperience te mrekullueshme e shikoj veten gjithmone ne skene duke bere ate qe di te beje me mire, t’i dhuroj njerezve emocione. Rrok star kam qene perpara se te hy ne “Star Academy” dhe do te vazhdoj te jem. Kam plane te shumta pasi te dal qe ketu, dhe jam i sigurt se rruga qe do te ndjek pas kesaj eksperience, do te me sjelle shume me teper mundesi.
Sa perqind e beson se do te jesh fituesi i nates se sotme? Fitorja e kujt mund te te “lendonte” dhe pse?
Ne Akademine e Yjeve kam dhene gjithcka, si ne aspektin e kenges me performancat e mia ashtu dhe ne aspektin reality. Nga ky fakt besoj se meritoj 99.9 % te jem fitues.(qesh) Do te lendohesha nese do te fitonte dikush qe nuk e ka merituar dhe qe nuk ka shprehur asgje…
Ne Akademi ke perjetuar nje lidhje dashurie, qe ka patur shume ulje dhe ngritje, te ka dhuruara me shume emocione te bukura apo lodhje…?
S’ka lodhje ne dashuri. Ndryshe s’do te ishte dashuri. Ka qene e ketille me shume ulje e ngritje, pasi kushtet kane qene te tilla dhe ne jemi dy karaktere qe s’mund te perjejtojme nje lidhje te qete ne kushte krejt te paqeta. Por, edhe pse e ketille, perjetimet qe me ka dhuruar, (po flas per veten) kane qene pergjithesisht te bukura.
Thua shpesh me shaka se je kengetari me i mire ne bote. Por i ke dhene dhe shume cilesime te tjera si “me i mire” vetes, na thuaj disa?
Kuzhinieri me i mire, shoku me i mire, i dashuri me i mire. Mund te isha dhe kercimtari me i mire, por nuk me pelqen si profesion. (qesh)
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
S’mund te them per veten. Mendoj se do te jete Andri.
Fatjola: Do me mungoje ritmi i punes dhe Albi…
E sigurt per aftesite e saj, Ola e ka pikasur qe ne fillim te gares rivalen e saj, dhe thuajse deri ne fund te kesaj gare, i eshte referuar gjithmone asaj. Por afrimi i finales e ka vene balerinen thuajse para te gjitheve, pasi askush nuk e ka shprehur thuajse kurre se ajo eshte pretendente per cmim ne balet. Fatiola thote se baleti eshte jeta e saj dhe ja ka vlejtur cdo sakrifice qe ka bere.
A synon te jesh fituese dhe ku e bazon besimin tend?
Qe me hyrjen time ne Akademi kam synuar te jem fituesja e ketij edicioni, natyrisht qe me afrimin e finales e deshroj akoma me shume. Aftesite e mia dhe puna e bere ne palester eshte pika kryesore ku une bazohem, dhe qe sherben per te krijuar besimin se une meritoj te jem fituesja.
Ke shikon si rival te drejtperdrejte per te fituar cmimin?
Sipas pozicionimit ne top liste dhe punes ne palester rival te drejteperjte shikoj Andrin…
C’fare te ka dhuruar kjo eksperience dhe cfare do te te mungoje me shume?
Me ka dhuruara shume, si nga ana profesionale por dhe nga ajo emocionale. Persa i perket te pares jam rritur shume profesionalisht ne te gjitha gjinite duke treguar me te miren time, ndersa ne aspektin emocional Fatjola ka ndryshuar ne menyren e te menduarit dhe te te parit te gjerave. Do te me mungoje shume ritmi i punes ne palester dhe bashkejetesa me Albin.
Si eshte te perjetosh nje histori dashurie e vezhguar 24 ore?
E veshtire po ta mendosh qe te vezhgojne kamerat 24 ore, por perjetimi brenda ne shtepi eshte ndryshe. Shpesh kam harruar se jam e vezhguar, thjesht kam jetuar lidhjen time me ulje – ngritje, emocione dhe debate, pra nje histori normale dashurie, por tejet publike.
A ia ka vlejtur rivaliteti i ashper me Rebeken?
Te qenit aq rivale, them se na ka mbajtur te dyjave ne kulimin e asaj qe mund te jepnim ne Akademi. Shpesh here na ka ndihmuar per te punuar gjithmone e me fort. Vec momenteve kur ky rivalitet ka reflektuar edhe ane jo aq pozitive, ne shumicen e rasteve ka qene nje shtyse e mire.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Une.
Andri: I lumtur qe jam bashke me Rebeken ne finale
I palodhur ne oret e gjata te provave, Andri e ka shprehur thuajse me siguri, gjithmone, se eshte me i miri. Edhe pse kundershtarin e tij me te forte ka Endrin, nuk ka rene kurre ne sy per kete, te pakten deri ne keto caste, para perballjes se fundit. Ne prag te finales, Andri thote se tashme ka filluar ta shikoje qarte rrugen e karrieres se tij dhe per kete falenderon “Akademine e yjeve”.
Ke ditur te ruash me kujdes marredhenie te mira dhe me konkurrentin tend direkt, Endrin? Kjo gje vjen nga vetebesimi qe ke krijuar, apo …?
Si une dhe Endri kemi kemi punuar shume per te arritur ne keto nivele. Gjithmone e kam respektuar per punen qe ka bere ne palester, por dhe per ate qe ka dhene ne skene. Nga ana tjeter mendoj se ka qene publiku ai qe ka vendosur se kush nga ne te dy ka qene me i miri. Vetebesimi im nuk ka te beje me Endrin, por me ate cfare kam treguar gjate 3 muajve ne Akademi.
Rebeka eshte ne finale, mbase edhe fale gjestit tend fisnik, kur zgjodhe te mos e sfidosh. A ia vlen te rrezikosh endrren tende me te madhe per nje lidhje te krijuar ne keto kushte?
Une gjithmone e kam menduar se Rebeka e meriton finalen. Gjesti qe une bera ishte nje domosdoshmeri ne ate moment. E kam bere me dashuri dhe me shpresen se kjo do te ishte nje ndihme, pasi edhe mund te rrezikonte ate nate. E kemi nisur kete rruge bashke, kemi punuar shume dhe gjithmone kam enderruar qe ne castin final te jemi bashke.
A i ka tensionuar marredhienet e tua me konkurrentet e tjere fakti qe ke qene lider i shtepise?
Si lider une kam patur pergjegjesine qe gjithcka ne shtepi te shkoje mire. Kjo shpesh ka nenkuptuar edhe konflikte e debate, sidomos ne raste e penalizimeve (qesh).
Cfare pret Andri nga nata finale e Akademise se Yjeve?
Sigurisht qe pres me te miren per veten, qe nenkupton vendin e pare. Nuk dua te jem modest, 3 muaj pune e jashtezakonshme ne palester dhe thuajse gjithmone ne krye te top-listes kane ushqyer tek une ambicien per te qene fituesi i Akademise se Yjeve.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Une.
Rebeka: Do me mungojne perqafimet e Andrit
Ka punuar me gjithe forcen dhe pasionin e saj per te mberritur ne ate pike, nga ku do te mund ta shihte endrren e saj tek plotesohej. Finalja e “Star Academy” ka mberritur dhe Rebeka, eshte e kenaqur qe po e sheh realizimin e kesaj endrre dhe vetveten te shperblyer. Emocionet me te bukura jane ato qe i ka dhuruar lidhja me Andrin, te cilen pret ta jetoje tashme jashte shtepise se Akademise.
Rebeka, a e ndjen se eshte plotesuar endrra jote per baletin ne Akademine e Yjeve?
Sigurisht qe po. Nuk e kisha menduar ndonjehere qe do te arrija deri ketu. Sot mund te pohoj me plot goje se eksperienca ne “Akademine e Yjeve” eshte me e bukura e jetes sime. Kam arritur shume nga pikepamja profesionale, jam formuar si nje balerine duke dhene maksimumin e aftesive te mia. Kjo fale punes se pedagogeve, te cilet gjej rastin t’i falenderoj.
Je shprehur se me Andrin do te vazhdonin lidhjen tuaj edhe jashte, a ke frike se ajo mund te jete ndryshe?
Gjithcka ka ardhur natyrshem ne kete lidhje. Asgje ne kete bote nuk eshte e sigurt, gjithsesi ne kemi folur dhe per planet tona jashte. Sigurisht do te jete paksa ndryshe te mos zgjohesh nen perqafimin e Andrit dhe te mos e puthesh duke i thene naten e mire, por ndryshimi eshte dicka e nevojshme per te provuar ndjenjat per njeri-tjetrin.
Ne Akademi ke treguar nje karakter shume te forte. Cilin do te vecoje si momentin me te veshtire?
Momentet e kaluara ne Akademi kane patur gjithsecili rendesine e vet dhe kur kane qene paska te veshtire dhe jo te bukur, me kane ndihmuar per te qene me e forte. Nuk mund ta vecoj nje moment te veshtire, ashtu sic nuk mund te vecoj ndonje te bukur, ka patur shume ndjesi dhe emocioe qe une i kam perjtuar ashtu sic kane ardhur.
Cili ka qene thashethemi qe eshte perhapur ne shtepi per te cilin te ka ardhur me shume keq?
Jam ndjere e lenduar kur Gureldi eshte shprehur se une kam qene e lidhur me te, per me teper “e lidhur kalimthi”. Gjithsesi jam perpjekur ta sqaroj me te duke dashur te tregohen e hapur perpara te gjitheve ne shtepi, por sigurisht dhe publikut qe na ndjek.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Andri.
Sem: E shoh veten fituese…
E vetmja konkurrente, e cila me ardhjen e saj i ka trazuar ujerat ne shtepi. Zeri dhe potenciali i saj, ka qene arma me e forte. Rivalet e saj, asnjehere nuk e kane shprehur hapur konkurrencen qe kane me Sem, por gjithmone e kane nenkuptuar, nderkohe qe Sem plot vetebesim pret sonte te jete fituese.
Ke fituar pothuajse te gjitha sfidat qe ke patur ne spektakel. Kush mendon se mund te jete rivali yt me i madh sonte?
Eshte e vertet qe kam fituar pothuajse te gjitha sfidat, por te vetmen qe e kam humbur ka qene me Albin. Per kete arsye mendoj se ai mund te jete rivali im me i madh.
Pavaresisht se te tjeret nuk te kane permendur t’i je shprehur se je nje nder pretendentet kryesore per te fituar cmimin e pare ne kanto. Nga vjen ky vetebesim Sem?
Kur kam ardhur ketu kam patur me vete vokalin, ne Akademine e Yjeve kam marre eksperiencen, interpretimin dhe shume e shume gjera te tjera. Tashme e ndjej veten te kompletuar. Mendoj se jam pretendente per cmim duke pare aftesite e mia, duke ndjekur renditjen ne top liste dhe sfidat e fituara.
Ti ke hyre ne Akademi me vone se te tjeret, a ka qene e veshtire pershtatja dhe a ke arritur te krijosh miq aty brenda?
Ardhja me vone mund te kete qene pak e veshtire ne fillim. Me kalimin e diteve arrita te ambientohesha shume mire. Tashme e ndjej veten te kenaqur sepse kam njohur miq te mire me te cilet do te mbaj kontakte dhe jashte Akademise.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Une ose Albi.
Arisa: Nuk pendohem pse kam folur shume…
Ka shpresuar shume qe zeri i saj do ta sillte ne finale dhe eshte lumturuar pa mase kur u shpall nje prej 10 finalisteve. E vendosur dhe me logjike te ftohte, Arisa ka kapercyer me sukses shume momente delikate ne shtepi, sidomos ne debatet e shumta ku ka marre pjese.
Te kane cilesuar si zysha ne shtepi dhe si nje nder personat qe flet me shume. Tani qe jemi ne fund te gares mendon se ka qene e domosdoshme te thuash cdo gje qe mendon, apo eshte me mire te mbash rezerva?
Mendoj se ka qene shume e domosdoshme, sepse perderisa jemi ne nje realit, pervec talentit duhet te tregojme dhe karakterin tone. Nuk mendoj se quhesh llafazane, nese mbron mendimin tend me cdo argument te mundshem. Fjalen “zysha” e kam marr si kompliment. Nese do ta beja dhe nje here kete eksperience do te flisja akoma me shume dhe do te isha pjesemarrese ne cdo gje.
Ke menduar se do te arrish ne finale, por nuk ke pretenduar asnjehere per te qene fituese. Eshte mosbesim ne aftesite e tua, apo je thjesht realiste?
Une besoj shume tek vetja dhe tek aftesite e mia, por besoj shume dhe tek inteligjenca ime per te kuptuar se ne cfare niveli jam une dhe ne cfare niveli jane te tjeret. Mendoj se jam realiste dhe jo mosbesuese. Por, kjo nuk do te thote qe une e kam leshuar veten. Deshira ime me e madhe ka qene qe te paraqitem sa me mire dhe te justifikoj arritjen time ne finale…
Ne shtepi ke krijuar miq dhe “armiq”. Shpesh ke ndryshuar qendrim ne lidhje me ndodhite qe kane ndodhur ne shtepi. Nese do ta nisje nga e para, cfare do te kishte bere Arisa ndryshe ne shtepi?
Gjate gjithe qendrimit tim ne shtepi nuk jam shtirur aspak per sjelljen time ne raport me te tjeret. Perderisa kam qene e vertete, ne keto muajt e fundit nuk mendoj se te ndryshoja, po ta nisja dhe nje here nga fillimi. Nuk do te ndryshoja karakterin tim, vetem per friken e te mosberit armiq.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Andri
Endri: Cmimi do te ishte nje finalizim i synimeve te mia
Ne heshtje, larg debateve dhe thashethemeve, Endri e ka pasur te qarte qe nga fillimi qellimin e tij: te punoje fort e te jape maksimumin e tij. Ne konkurrence te hapur ka pare gjithmone Andrin dhe kete e ka ndjere sidomos neteve te spektaklit, kur fansat e tij dhe te kundershtarit e shnderrojne atmosferen si te ishte nje ndeshje futbolli ne stadium. Ajo qe synon sonte eshte kurorezimi i endrres se tij me fitore.
Me punen tende ke marre shume vleresime nga ana e pedagogeve. Per ty eshte me e rendesishme te fitosh nje cmim apo te vleresohesh prej profesionisteve?
Vleresimi i pedagogeve ka nje peshe shume te madhe ne karrieren qe sapo kam nisur. Prej tyre kam mesuar shume dhe kam verejtur shume detaje qe i vlejne profilit tim artistik te se nesermes. Gjithashtu cmimi do te ishte nje finalizim i synimeve te mia. Shpresoj qe sonte endrra ime te kurorezohet me fitore.
Me qetesine tende ke ditur te arrish deri ne finale pa konflikte dhe debate. A ka qene nje strategji apo keshtu eshte Endri i vertete?
Gjithcka keni pare gjate ketyre tre muajve ne Akademi, ka qene 100% Endri!
Ke pranuar ne fillim te Akademise se ne nje reality show nuk mund krijohen miq. Ne diten e fundit te kesaj eksperience vazhdon ende ta mendosh kete?
Konkurrenca nuk te lejon te mendosh qe ne keto lloj kompeticionesh te krijohen miq. Kete mendim kam patur gjithmone. Kjo justifikohet me egon e cdo artisti. Me kalimin e kohes kuptova se ne ambiente te tilla si ketu ne Akademi krijohen edhe miq, te tille do te permendja Dafinen, Sem, Gureld, etj.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Albi
Anxhelo: E meritoj fitoren, kam bere thuajse gjithcka
Gjithmone e me shume Anxhelo ka kembengulur qe te konsiderohet nga te tjeret si nje konkurrent i forte. Kjo pasi ai beson se ka punuar dhe ka dhene shume ne skene dhe ne prova. Eshte treguar gjithmone i gatshem t’i sfidoje te gjithe ata qe e kane nenvleresuar dhe beson se fitoreve te shkuara do ti bashkengjitet nje tjeter fitore sonte.
Pirro Cako ka thene nje batute rreth teje (Anxhelo po vjen me avion). Si e ke perjetuar udhetimin tend drejt finales?
Gjithmone kam dhene maksimumin persa i perket skenes. Qekur prof. Pirro ka thene keto fjale, nuk eshte se jam vetekenaqur, por ka qene nje frymezim per te arritur me shume. Arritja deri ne finale ka qene e veshtire, une ia kam dale mbane.
A ka qene e veshtire te jesh njesoj me te gjithe konkurrentet e tjeter te kantos? Ke ndjere ndonjehere nenvleresim prej tyre?
Une e kam thene gjithmone, qe ata me kane nenvleresuar, por nga ana tjeter une gjithmone jam treguar i gatshem per te sfiduar cdokend ne Akademine e Yjeve. Ndoshta fillimisht kam patur ne repertor kenge qe i pershtaten timbrit tim te zeri, por tashme e shikoj veten te kompletuar si kengetar dhe kam kenduar te gjitha llojet e gjinive.
Cfare te ka fyer me shume nga kritikat e konkurrenteve ne lidhje me bashkejetesen ne shtepi?
Thjesht sjella e tyre, kur une mundohesha te kisha me te gjithe relata te mira, ndoshta kjo eshte pare si nje shenje dobesie dhe ndonjehere ata mund te kene perfituar nga kjo gje. Por tashme ne naten finale gjithcka eshte lene pas dhe te gjithe i jemi perkushtuar punes per te arritur me te miren.
E shikon veten fitues?
Po. Perderisa jemi ne nje talent show, une kam bere thuajse gjithcka, si kanto ashtu dhe balet. Mendoj se njerezit me kane vleresuar per kete…
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Brano.
Gureldi: Finalja me ka bere paksa ambicioz
Per Gureldin mberritja ne finale ishte endrra me e madhe. E ka prekur shume fakti se te tjeret nuk e kane marre seriozisht dhe pothuajse asnjeri prej tyre nuk e ka futur ne peseshen e me te mireve, por duket ka bere nje betim me veten t’u tregoje te tjere te kunderten dhe kete e synon edhe sonte.
Jo gjithmone te kane cilesuar si nje konkurrent te forte. Mendon se ta kane gjykuar perpara kohe?
Fakti qe une jam ne finale, tregon se une jam nje nder konkurrentet me te forte. Nese me kane gjykuar perpara kohe, tashme ju kam treguar se cfare jam i afte te bej.
Qe prej fillimit e ke enderruar shume finalen. Po tashme cfare cmimi do te deshiroje?
Pedagoget me kane vleresuar shume gjate kercimit te interpretimin tim. Do te doja shume qe kete aspekt timin ta vleresonin ndoshta pse jo me nje cmim. Arritja ne finale me ka dhene besim ne vetvete, e pse jo me ka bere dhe paska ambicioz.
E ke patur te veshtire te besh miq ne shtepi dhe konkurrentet te kane etiketuar per paqendrueshmeri. Vertet ke qene i paqendrueshem dhe cfare ke qene duke kerkuar?
Nuk mendoj se kam qene i paqendrueshem. Miqte ne shtepine e Akademise, por dhe kudo behen ngadale. Nuk besoj tek miqesite qe ne ditet e para ndaj dhe une ne shtepi kam kerkuar me kujdes. Ne fund te kesaj aventure une kam plot miq, si Albi, Endri, Sem, Miri, Anxhelo, etj.
Ke punuar shume per te arritur ketu ku je. Cila eshte pika jote me e forte me te cilen mund te sfidosh te tjeret?
Puna e palodhur dhe energjia e brendshme qe kam. Pikerisht fale tyre jam ne finale dhe shpresoj qe fale tyre te dal nga skena e Akademise me nje cmim.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?
Albi
Brano: Kam ardhur me mendimin te jem fitues
Fale perballjeve te shumta ne sfida me Albin, Brano e ka pare kete te fundit si kundershtarin e tij me te madh. Mbase nje perballje te fundit mjaft te forte do te kene edhe sonte. Ne prag te finales Brano e sheh veten me te forte e te organizuar, duke treguar edhe vetebesim se do te jete ai fituesi.
Cili moment i bashkejeteses tende ne shtepi ka qene me i kendshmi? Po me i veshtiri?
Nder momentet me te bukura te kaluara ne shtepi kujtoj hyrjen ketu, qe e kam pritur me aq emocion, sigurisht java e pare e njohjes dhe e bashkejeteses me tjeret ka qene e vecante. Momente te gezuara dhe te bukura kemi kaluar shume, por do te vecoja javen kur kam qene ne krye te top listes, cdo gje me eshte me e bukur ate jave.
Si i ke perjetuar kritikat rreth menaxhimit jo te mire te vokalit tend?
Cdo kritike e bere ka qene per nje qellim te caktuar. Ndoshta mund te jem merzitur paska ne momentin fillestar, por cdo gje eshte bere ne mirebesim. Tashme ne finale vleresoj ata qe me kane kritikuar, me kane bere me te forte.
Je pergatitur shpirterisht qe prej fillimi qe mund te jesh fituesi i cmimit te pare, nese nuk do ta fitoje si do te ndiheshe?
Ne fillim, sigurisht qe do te merzitesha shume, kam ardhur me mendimin per te qene fitues. Kam punuar shume per te arritur deri ne kete pike, madje kam sakrifikuar shume. Cdo gje e kam bere per pasionin tim per muziken. Shpresoj shume qe puna ime te finalizohet me nje fitore.
Cili mendon se do te jete fituesi i Akademise?