PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

“Zevendesim te gjithe autobuseve urbane”


E Premte, 25 Qershor 2010

Te gjithe autobuset urbane ne kryeqytet do te zevendesohen me te rinj. Kjo ka qene deklarata e kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama, gjate ceremonise se futjes ne qarkullim te 11 autobuseve te rinj ne linjen “Tirana e Re”. Autobuset e rinj jane me kushte bashkekohore, qe nga kondicioneret, kamerat, mbishkrimet elektronike me udhezime per pasagjeret, etj. Ky, sipas Rames, eshte vetem fillimi, pasi te gjitha linjat do te pajisen me mjete te tilla moderne.

Tirana e Re

Dje, linja “Tirana e Re”, filloi fazen e pare te rinovimit te te gjitha mjeteve, duke vene ne pune 11 mjete te reja, me kilometrazh zero, me standarde te Bashkimit Evropian, (EURO 5). Keta autobuse jane te pajisur me ato qe quhen “kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit te sherbimit” si: ajer te kondicionuar, hyrje e lehte (aksesi) ne mjete bus-platforme e sheshte, autobuse te pajisur me platformen per njerezit me aftesi te kufizuar, siguria ne bord, sisteme kamerash, sistemet e monitorimit, kontrollit te flotes se mjeteve. Sikurse behet e ditur, monitorimi dhe kontrolli do te realizohen nga sisteme te teknologjise se larte qe mundesojne evidentimin e pozicionimit te mjetit, kontrollin dhe menaxhimin e tij nepermjet sistemeve GIS, pa nevojitur me sisteme te organizimit te sherbimit, nepermjet forcave te shtuara njerezore. E konsideruar si nje revolucion i madh ne standardet e transportit te Tiranes, ky rinovim do te shtrihet ne te gjitha linjat urbane te kryeqytetit, me venien ne funksionim te autobuseve te niveleve me te larta bashkekohore .

Modernizimi

Kryebashkiaku Rama, i pranishem ne prezantimin dhe njekohesisht kurorezimin e kesaj pune disavjecare te Bashkise se Tiranes, deklaroi se riperteritja 100 per qind e te gjithe inventareve te linjave urbane te kryeqytetit, me ne fund fillon sot, fale edhe kontributit te te gjithe qytetareve qe i paguajne keto linja dhe uroj qe keta autobuse te kene udhetare te ndergjegjesuar per domosdoshmerine e pjesemarrjes ne mirembajtje, ne menyre qe keto linja te kene nje sukses te plote. “Kemi shkuar edhe nje hap tjeter te madh me tutje, se sa hapi i bere fillimisht, kur kaluam nga fugonat e panumert informale, pa kushte, sfilites, ne autobuset e rinj”, tha Rama. Nderhyrja ne sherbimin e transportit do te perfshije gjithashtu riorganizimin e sistemeve te Informimit dhe Raportin me perdoruesit e sherbimit (qytetaret). Behet fjale per futjen e rrjetit te ri te linjave te sherbimit, stacionet e mjeteve bus, oraret e sherbimit, frekuencen e sherbimit dhe sistemet e informimit stacion me stacion.



Statistikat e studimit

75% e te intervistuarve levizin nga ora 6.00-9.00

36 % e qytetareve perdorin mjetin bus

28% jane kembesore

21 % perdorin mjete private



Permiresimet do te behen ne:

Shpejtesine e levizjes se mjeteve dhe frekuencen

Kushtet e sherbimit per qytetarin

Komoditetin e tyre gjate udhetimit

Aksesin e personave me aftesi te kufizuar, te moshuarit etj.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika