PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kurti: Pavaresise t'i shtojme sovranitetin


E Marte, 22 Qershor 2010

INTERVISTA/ “Ne vendosem qe te marrim pjese ne zgjedhje, meqenese eshte urgjente qe gjate ketyre nje apo dy viteve me se shumti pavaresise t'ia shtojme sovranitetin”, - thote ne intervisten per radion Evropa e Lire, lideri i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti

Pse vendosi Levizja Vetevendosje te garoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Ky vendim eshte marre pasi qe kemi diskutuar per nje kohe shume te gjate. Per pese muaj i kemi shoshitur hollesisht te gjitha perparesite dhe mangesite, demet dhe dobite per pjesemarrjen, perkatesisht mospjesemarrjen tone ne zgjedhje. Besoj qe arsyeja kryesore e cila ishte vendimtare qe ne te marrim pjese ne zgjedhjet e ardhshme eshte fakti se shpallja e pavaresise se Kosoves, meqe nuk u parapri nga e drejta e vetevendosjes, ajo nuk u pasua nga sovraniteti dhe nese do te vazhdohet me kete pavaresi formale pa sovranitet, atehere ne jemi shume te brengosur qe asaj do t’i rrjedhe edhe formaliteti. Pra, ne vendosem qe te marrim pjese ne zgjedhje, meqenese eshte urgjente qe gjate ketyre nje apo dy viteve me se shumti, pavaresise t’ia shtojme sovranitetin. Ne te kunderten, do te ndodhemi ne ndonje situate qe mund te jete edhe me e keqe sesa Bosnja. Levizja “Vetevendosje” e ka ne fokus te saj, sovranitetin, i cili besojme se eshte parakusht per dy gjera thelbesore: demokracine ne njeren ane dhe zhvillimin ekonomik ne anen tjeter.

Si do t’ia shtoni sovranitetin Kosoves?

Sovraniteti nenkupton te drejten e Kosoves per kontrollin e resurseve natyrore dhe te kapaciteteve ekonomike, nenkupton te drejten e Kosoves per t’u bashkuar me Shqiperine, nenkupton te drejten e Kosoves per ushtri, nenkupton mospasjen e strukturave paralele te Serbise dhe integritetin territorial. Mendojme qe duhet te behemi shtet normal e shteti normal nenkupton shtetin me sovranitet. Kurrfare integrimi ne Bashkimin Evropian dhe as ulesja ne OKB nuk do te jene te mundura perderisa shteti i Kosoves ka pavaresi formale e nuk ka sovranitet.

Kjo pavaresi formale ka rrjedhur nga pakoja e Ahtisaarit, te cilen ju zoti Kurti e keni kundershtuar fuqishem deri tani. Megjithate, ka zera qe thone se me pjesemarrje ne zgjedhje ju ne fakt po futeni nen ombrellen e ketij plani?

Mjeteve te deritanishme per luftimin e planit te Ahtisaarit si nje plan i cili e bosnjezon Kosoven, ne po ia shtojme edhe mjetet institucionale. Pra, nuk eshte se ne po asimilohemi brenda institucioneve te sistemit, por ne po ia marrim institucioneve te sistemit mjetet shtese per ta luftuar ne menyre me efikase kete plan. Ne nuk kemi nevoje per decentralizim mbi baza etnike, por kemi nevoje per decentralizim qytetar. Sidoqofte, kesaj duhet t’i paraprije sovraniteti. Ne mendojme qe kete ta realizojme duke nderruar pushtetin, por jo per hir te nderrimit te pushtetareve, por per hir te nderrimit te karakterit te shtetit. Ne kemi nevoje per nje tjeter lloj shteti te Kosoves, pra per shtet te Kosoves, i cili eshte ne sherbim te prodhuesve vendore dhe jo te tregtareve te huaj, i cili eshte ne sherbim te mireqenies se qytetareve dhe jo luksit te pushtetareve dhe per nje shtet i cili krahasohet me shtetet normale demokratike ne perendim dhe deshiron t’i arrije ato standarde e jo te kenaqet me pak duke thene se si eshte me mire sesa para 10 vjeteve.

Ju thoni se doni te nderroni pushtetin. Ka Levizja “Vetevendosje” potencial te mjaftueshem per te marre pushtetin?

Ne tani jemi duke bere ristrukturimin e Levizjes “Vetevendosje”, kemi perpiluar statutin tone te ri. Ne te njejten kohe po pergatitemi per hartime te detajuara te programeve tona per politika tona dhe se fundi, sigurisht se pas disa muajve do t’i kemi zgjedhjet e brendshme ne Levizjen “Vetevendosje”. Mendojme qe me kalimin e kohes, pas disa muajve, do te jemi te pajisur edhe me programet e duhura, por edhe me njerezit e duhur te cilet do t’i perfaqesojne e mbrojne ato programe.

A shihni pengesa ne kete drejtim, meqe ligjet ne fuqi ua pamundesojne te garojne ne zgjedhje personave qe ne tre vjetet e fundit kane qene te denuar nga gjykata, gje qe ndodhi me juve. Do te garoje “Vetevendosje” pa Kurtin ne liste apo cfare do te beni?

Kur e kemi marre vendimin per pjesemarrje ne zgjedhje, e kemi pasur parasysh qe keso pengese mund te paraqitet, pra nuk mund te them qe keto pengesa do te mund te kene ndonje rol vendimtar. Ne tani jemi duke i analizuar te gjitha veshtiresite dhe sfidat e ndryshme, formale e procedurale, qe do te mund na paraqiten drejt pjesemarrjes sone ne zgjedhjet e ardhshme. Me kete rast do t’i shqyrtojme edhe zgjidhjet konkrete per keto pengesa e veshtiresi. Por, mendoj qe nuk do te kete pengesa te cilat do te jene vendimtare dhe te cilat do te na e pamundesojne pjesemarrjen tone ne zgjedhje. Sidomos besoj qe Levizja “Vetevendosje” ka treguar qe ka nje karakter te fuqishem kolektiv ashtu edhe sic eshte natyra e se drejtes per vetevendosje dhe fatet individuale te aktivisteve te vecante nuk mund te luajne rol perfundimtar. Keso pengese mund te mos kem vetem une, sepse sic dihet ka shume procese te hapura edhe ndaj aktivisteve te tjere. Por, Levizja “Vetevendosje”, para se gjithash eshte qellimi, koncepti dhe fryma e saj, e jo njerezit e posacem te saj.

Keni thene se Levizja nuk do te shnderrohet ne parti politike, por do te jete levizje qytetare politike. Dihet se nismat qytetare, ne te vertete nuk kane pasur shume sukses ne Kosove, dhe kjo eshte pare nga rezultatet e zgjedhjeve. Pse jeni te bindur se ju do te keni sukses?

Ne jemi levizje qytetare, por mbi te gjitha jemi levizje politike. Pra, ne kemi nje karakter thellesisht politik dhe jemi te shtrire gjithandej neper Kosove, dhe mendojme se pervoja e deritanishme pesevjecare e aktivisteve tone dhe fakti qe ne jo vetem qe deshirojme ta nderrojme pushtetin, por edhe llojin e shtetit, duke sjelle teresisht praktika te tjera qeverisese dhe kulture tjeter politike, jane ato te cilat neve na sigurojne qe nuk do te mund te absorbohemi nga sistemi politik ne kuptimin e keq te fjales. Ne nuk po i shtojme me kete rast vetem programet e Levizjes “Vetevendosje” dhe anetaret e rinj, por ne te njejten kohe ne politikes ne Kosove, po ia shtojme nje lloj te ri te betejes, e cila permblidhet ne faktin, qe ne nuk kemi qendrime e plane politike per ta marre pushtetin, per hir te pushtetit, por neve na nevojitet pushteti per t’i realizuar e zbatuar ato qendrime. Mjeteve te deritanishme, sic jane protestat, demonstratat dhe tubimet publike, aksionet e ndryshme simbolike, po ia shtojme edhe mjetet institucionale. Tamam ashtu sic besojme se vullneti i popullit te Kosoves duhet t’i marre edhe institucionet e sistemit, pa qene i kufizuar brenda tyre.

Qe ne fillim thate se shtimi i sovranitetit eshte qellimi i Levizjes “Vetevendosje”. Tashme dihet problemi i pazgjidhur i pjeses veriore te Kosoves. Si do ta zgjidhni problemin ne kete pjese, ne te cilen, tash 11 vjet, Prishtina nuk ka kontroll, por as mekanizmat nderkombetare?

Veriu i Kosoves eshte problem i trefishte: eshte problem politik; problem i sigurise dhe problem ekonomik. Ne mendojme qe per t’u bashkuar Mitrovica dhe per t’u integruar veriu i Mitrovices ne Kosove, ka nevoje per disa masa, te cilat do te mundesonin forcimin e pozites se shqiptareve atje. Shqiptaret te cilet jane ne veri, nuk do te duhej lejuar qe t’i shesin, Qeverise se Serbise pronat e tyre. Nese ka shqiptare shume te varfer, te cilet jane te detyruar qe ta bejne kete per shkak te pozites se tyre materiale, atehere eshte qeveria e Kosoves, eshte pushteti ne Kosove qe duhet t’i bleje ato prona. Do te duhej, qe ne cdo vendbanim shqiptar te kete nenstacione policore dhe duhet qe te merren nga Policia e Kosoves dhe Doganat e Kosoves kontrolli mbi pikat kufitare 1 dhe 31. EULEX-i nuk mund ta beje kete gje, ne vend tonin; EULEX-i nuk eshte nga Kosova, nuk e ka motivin, qe do ta kishin vendasit. Dhe per me teper, EULEX-i, sic dihet nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Ne do te duhej qe ta rivitalizojme Trepcen, ndermarrjet perberese te se ciles, ndodhen edhe ne veri edhe ne jug te lumit Iber. Mandej do te duhej qe te kete perparesi per shqiptaret ne veri, sa i perket punesimit, arsimit, shendetesise, transportit veri-jug dhe anasjelltas, dhe po ashtu eshte e domosdoshme qe ne veriun e Kosoves te kete prezence te shtuar te institucioneve te Kosoves, sepse sic dihet krejt cfare kemi atje eshte nje strategji ne leter, dhe kemi 85 police gjithsej qe ndodhen nen komanden e Milija Milloshevicit, per te cilin ka fakte qe ne fakt ndonese punon ne Policine e Kosoves, merr direktiva nga Beogradi. Besoj, qe kur te ndryshohen keto qe i permenda atehere sigurisht se cilesisht do te ndryshonte edhe gjendja ne veri.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika