 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Zhvillimi i tregut nderbankar ne Shqiperi
Nga Ardian Fullani , Guvernator i Bankes se Shqiperise
E Marte, 22 Qershor 2010
Roli dhe rendesia e tregut tone financiar eshte e qarte per te gjithe. Ai perfaqeson hallken e pare te tregtimit te likuiditetit ne ekonomi dhe mekanizmin me transparent te percaktimit te cmimit te tij. Duke ofruar instrumentet dhe partneret e duhur per tregtimin e likuiditetit, tregu nderbankar ofron mundesine e rifinancimit te pozicioneve afatshkurtra dhe afatmesme si dhe ndihmon ne zbutjen e rrezikut te likuiditetit te aktivitetit tuaj. Sistemi bankar dhe tregu nderbankar perbejne mjedisin ekskluziv ne te cilin operon politika monetare. Nje treg nderbankar i zhvilluar, aktiv dhe eficient, rrit efektivitetin e politikes sone monetare, duke transmetuar me mire impulset e saj ne ekonomi. Ne kete menyre, zhvillimi i tregut nderbankar eshte nje ndihmese e madhe ne aktivitetin e ndermjetesimit financiar dhe ne nxitjen e kreditimit te ekonomise, duke kontribuar mireqenien ekonomike e sociale te vendit. Thellimi dhe zgjerimi i tregut financiar eshte nje nga reformat strukturore me te rendesishme ne ekonomi. Ajo duhet te jete e vazhdueshme dhe kerkon angazhimin e te gjithe faktoreve te brendshem dhe te jashtem. Natyrshem ajo pershtatet me fazat e ndryshme te zhvillimit ekonomik te vendit dhe shtetit ne teresi. Une besoj se nuk mund te kete nje ekonomi te zhvilluar dhe te integruar mire pa pasur tregje te hapura, te integruara, eficiente, transparente dhe te mirerregulluara.
Persa thashe me siper, kuptohet qarte se zhvillimi i tregut nderbankar eshte ne interesin e te gjithe paleve: te vete sistemit bankar, te Bankes se Shqiperise dhe te ekonomise ne teresi. Duke qene e ndergjegjshme per kete, Bankes se Shqiperise i eshte dashur te ndertoje nje strategji te qarte: Per thellimin dhe zgjerimin e metejshem te tregut te parase ne Shqiperi;
Per krijimin e instrumenteve perkatese te tregut;
Bashkepunimin e ngushte dhe racional me sistemin bankar dhe tregun financiar ne pergjithesi;
Komunikimin e qarte dhe te vazhdueshem me operatoret e tregut dhe publikun e gjere;
Mbeshtetjen gjithnje e me te mire me zgjidhje teknologjike bashkekohore.
Si rezultat i ketyre nismave, politika jone monetare bazohet tashme teresisht ne instrumente indirekte te administrimit monetar, te cilat veprojne ne perputhje me logjiken e tregut te hapur. Kuadri jone operacional i krijon sistemit bankar mundesine e administrimit efektiv te likuiditetit, duke qene nje kunderparti e instances se fundit per plotesimin e nevojave agregate te sistemit per likuiditetit, apo edhe per investimin e tij. Nepermjet instrumentit te rezerves se detyruar, Banka e Shqiperise ju ka krijuar hapesirat e duhura per mbulimin e nevojave te paparashikuara per likuiditet, duke i remuneruar njekohesisht ato me norma interesi te aferta me normat e interesit te tregut, te cilat shmangin shtremberimet qe mund te sjelle kjo rezerve ne aktivitetin tuaj bankar. Rregulloret tona, te cilat kufizojne rreziqet operacionale te aktivitetit bankar, rreziqet e likuiditetit apo ato te tregut, jane teresisht ne perputhje me standardet nderkombetare, duke krijuar njekohesisht hapesirat e nevojshme per zhvillimin e tregut nderbankar. Ne kemi ndermarre gjithashtu hapa te rendesishem per zhvillimin institucional te tregut nderbankar, nepermjet krijimit dhe mirembajtjes se interesave reference TRIBOR dhe TRIBID, nepermjet komunikimit te vazhdueshem me shoqaten e dealer-ave dhe nxitjes se instrumenteve te rinj te tregut nderbankar. Ne kete takim te sotem, deshiroj tju informoj per hapin e fundit te Bankes se Shqiperise ne kete drejtim, si dhe te kerkoj nje vemendje me te madhe tuajen per ndermarrjen e veprimeve te shpejta te cilat do te nxitin rritjen e aktivitetit dhe te rolit te tregut nderbankar.
Ndryshimi i kuadrit te objektivave operacionale te Bankes se Shqiperise
Banka e Shqiperise eshte ne fazen finale te procesit te rishikimit te objektivave te saj operacionale. Se shpejti, keto objektiva do te ndryshojne formen e tyre, duke kaluar nga shenjestrimi i treguesve sasiore te bilancit te Bankes se Shqiperise, ne shenjestrimin e normave te interesit te tregut nderbankar. Objektivat operacionale te politikes monetare luajne nje rol te rendesishem ne procesin e hartimit dhe zbatimit te politikes monetare. Ne aspektin teorik, keto objektiva sherbejne si lidhje midis nderhyrjeve te autoritetit monetar ne tregun nderbankar dhe objektivit te ndermjetem te politikes monetare. Objektivat operacionale sherbejne keshtu si pikenisje e mekanizmit te transmetimit te politikes monetare. Ne aspektin praktik, keto objektiva sherbejne per te orientuar dhe disiplinuar ne aspektin sasior nderhyrjet e autoritetit monetar ne tregjet e parase. Ndryshimi i shpejte i struktures ekonomike, zhvillimi i tregjeve nderbankare dhe i agjenteve ekonomike eshte shoqeruar me ndryshime rrenjesore ne mekanizmin e transmetimit te politikes monetare. Ky mekanizem eshte bere tashme me kompleks, duke perfshire ne vetvete me shume aktore. Sofistikimi i te cileve vjen gjithnje ne rritje, duke perfshire me shume instrumente dhe kontrata financiare, te strukturuara ne kohe dhe te indeksuara me tregues te ndryshem. Ekonomia shqiptare eshte tashme e integruar ekonomikisht dhe financiarisht ne ekonomine boterore, duke marre tiparet e nje ekonomie tregu por duke paraqitur edhe sfidat tipike te administrimit ekonomik te nje ekonomie te tille. Keto ndryshime kane diktuar monitorim te vazhdueshem nga autoriteti monetar, per te bere ndryshimet e duhura ne regjimin e politikes monetare dhe ne aspektet operacionale te zbatimit te saj. Ne kete kontekst, Banka e Shqiperise ka qene e angazhuar ne vleresimin e vazhdueshem te zhvillimeve ne tregun nderbankar dhe ne kryerjen e permiresimeve te duhura ne regjimin e saj te politikes monetare. Dokumenti i Politikes Monetare per periudhen 2009-2011 ishte nje hap i rendesishem ne kete drejtim. Ne kete Dokument, roli i agregateve monetare si tregues te presioneve inflacioniste ne ekonomi dhe si objektiva te ndermjetem te politikes monetare, u plotesua edhe me informacionin e gjere te marre nga sektori real i ekonomise, i cili sistematizohet dhe finalizohet ne ecurine e parashikuar te inflacionit. Ky ndryshim u mbeshtet dhe u argumentua teresisht ne eksperiencen shqiptare. Zhvillimi i tregjeve monetare dhe i inovacionit financiar, rritja e shpejte e kreditimit dhe e shkalles se dollarizimit te ekonomise, si dhe rritja e rolit te pasurise se paluajtshme ne alternativat e investimit, i dhane nje nuance me komplekse funksionimit te ekonomise shqiptare. Ato u shoqeruan me paqendrueshmeri te shpejtesise se qarkullimit te parase, duke e zbehur lidhjen afatshkurter dhe afatmesme midis agregateve monetare dhe inflacionit. Ky ndryshim materializon modernizimin e vendimmarrjes te politikes monetare mbeshtetur ne nje analize me te plote te informacionit duke synuar administrimin e pritshmerimeve te operatoreve ne treg. Nje nga drejtimet e punes se Bankes se Shqiperise gjate vitit te fundit, ashtu si dhe kemi parashikuar me transparence ne Dokumentin e Politikes Monetare, ka qene vleresimi i pershtatshmerise se objektivave operacionale dhe adoptimi i formave me te avancuara te tyre. Shenjestrimi i treguesve sasiore te bilancit te Bankes se Shqiperise, ne formen e nje tavani te mjeteve te brendshme neto dhe te nje dyshemeje te rezerves nderkombetare neto, ka qene per shume kohe udherrefyesi i nderhyrjeve tona ne tregun nderbankar. Megjithate, zhvillimet e permendura me siper sugjerojne se kjo filozofi dhe praktike ka mjaft vend per permiresim. Shenjestrimi i normave te interesit te tregut nderbankar paraqitet si nje alternative praktike. Ajo ka mbeshtetje te gjere teorike dhe ka funksionuar me sukses ne praktiken e shume ekonomive te avancuara. Ne vija te pergjithshme, nje filozofi e tille operacionale udhehiqet nga nevoja e orientimit te normave te afatshkurtra te interesit te tregut nderbankar afer normes baze te interesit, te percaktuar nga autoriteti monetar. Si e tille, ajo i sherben me mire kontrollit te horizontit afatshkurter te kurbes se normave te interesit, duke e bere me transparent aktivitetin e politikes monetare dhe duke dhene sinjale me te qarta per aktivitetin ekonomik. Orientimi i operacioneve tona drejt stabilitetit te normave te interesit te tregut nderbankar do ti sherbeje funksionimit me te qete te tregut nderbankar dhe uljes se primeve te rrezikut ne te. Gjithashtu, ky objektiv operacional inkuadrohet mire ne orientimin dhe angazhimin tone afatmesem per adoptimin e regjimit te inflacionit te shenjestruar, duke perbere nje hallke te rendesishme te adoptimit me sukses te tij.
Angazhimi jone afatgjate per mbajtjen e rezervave tona valutore ne nivelet e optimale per te perballuar goditjet e duhura me te cilat mund te perballet vendi, do te mbetet nje objektiv i padiskutueshem i politikes sone monetare. Ne aspektin institucional, deshiroj te theksoj se nje levizje e tille eshte jo vetem nje shenje e shkalles se maturise se tregut tone nderbankar. Ajo kurorezon gjithashtu perpjekjet tona te vazhdueshme per administrimin sa me efektiv te tij. Ne kete aspekt, Banka e Shqiperise ka bere nje pune te madhe per zhvillimin e modeleve te parashikimit te likuiditetit, per zbutjen e impaktit te flukseve fiskale ne tregjet monetare dhe per zhvillimin e procedurave e modaliteteve optimale te nderhyrjes ne tregun nderbankar. Jam i bindur se kjo pune e perpjekje e jona nuk do te mungoje edhe ne te ardhmen, duke mundesuar ndryshimin sa me te bute te objektivit operacional dhe funksionimin optimal te tyre ne formen e re.
Zhvillimi i tregut nderbankar
Roli i Bankes se Shqiperise ne nxitjen e tregut nderbankar eshte i padiskutueshem. Megjithate, ne jemi te ndergjegjshem se zhvillimi i ketij tregu reflekton me se shumti rezultatet e zhvillimit dhe te perpjekjeve te vete sistemit bankar. Per kete arsye, Banka e Shqiperise do te kerkonte nje vemendje me te madhe tuajen ne kete drejtim. Me konkretisht, do te kerkonim te terhiqnim opinionin tuaj mbi tre hapa te cilet ne gjykojme se do te nxitnin kete zhvillim. Se pari, percaktimi dhe instalimi i normave primare (prime rate) ne funksionimin e bankave tregtare. Keto norma mund dhe duhet te sherbejne si udhezues per percaktimin e cmimeve te produkteve bankare, si ne kahun e aktivit ashtu dhe ne ate te pasivit. Se dyti, funksionimi i tregut te kolateralizuar nepermjet nenshkrimit te kontratave te marreveshjeve repo dhe repo te anasjellta. Ndonese tregu nderbankar ne konceptin e tij klasik eshte nje treg i pakolateralizuar, plotesimi me instrumentet e mesiperme do ti hapte rruge zhvillimit teresor te tij, duke siguruar nje shperndarje me eficiente te likuiditetit midis operatoreve te tregut. Se treti, bankat mund dhe duhet te jene aktive ne kuotimin e likuiditetit ne leke, duke ndjekur te njejtin qendrim si edhe ne tregun valutor. Kuotimi i vazhdueshem do te nxise nje administrim me aktiv te likuiditetit dhe do te mundesoje percaktimin e nje cmimi te vazhdueshem per te.
Banka e Shqiperise e sheh zhvillimin e tregut nderbankar dhe financiar si nje proces i cili kerkon angazhimin tone te vazhdueshem, por i cili siguron perfitime te prekshme per te gjithe ne. Do tju ftoja ne vijim te ndanim se bashku opinionet mbi rruget e duhura per nxitjen e tij, ne nje diskutim te hapur dhe te frytshem.
* Fjala e mbajtur dje ne forumin Zhvillimi i tregut nderbankar dhe permiresimi i politikes operacionale ne Banken e Shqiperise.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|