Ekonomia shqiptare, prane 10 vendeve te para te BE
Rozeta Rapushi
E Enjte, 17 Qershor 2010
Shqiperia ka bere nje progres te rendesishem ekonomik dhe ka arritur shume afer performances se dhjeteshes se Bashkimit Evropian. Kete fraze, kryeministri Sali Berisha e lexoi dje ne mbledhjen e qeverise nga raporti qe Drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve te Ekonomise dhe Financave ne Bashkimin Evropian, ka bere per vendet e rajonit. Duke e cilesuar si vleresimin me maksimal qe ky vend ka marre ndonjehere ne historine e tij per ekonomine, Berisha tha se liria funksionon ne vend, sepse vota ishte e lire. Sic e shihni, zoterinj ministra dhe te nderuar qytetare, ky Raport i jep pergjigjen me te shkelqyer atyre qe ndjellin nga mengjesi gjer ne darke, krize dhe zi. Raporti thekson se ekonomia shqiptare rezistoi me mire se te gjitha te tjerat dhe ekonomia shqiptare rezistoi, sipas Raportit, sepse rritja e saj u bazua ne shtyllat me solide qe jane investimet, tha kryeministri. Sipas tij, ky raport fakton se ne Shqiperi investimet ishin 40 per qind, kundrejt 20 per qind qe ato kapen ne maksimum, ne te gjitha vendet e tjera. Duke theksuar keto, absolutisht nuk mund te injorohen dhe mohohen reflektimet dhe pasqyrimet e krizes globale, por cdo dite e me shume ne arenen ekonomike Shqiperia dhe shembulli i saj merret reference, vijoi Berisha. Ai informoi ministrat, se raporti qe ne fillim thekson se ne Shqiperi, ne baze te rritjes ekonomike, kane qendruar investimet e medha. Sipas kryeministrit, per te gjithe ata qe kane sy dhe duan te shikojne dhe ky eshte edhe perceptimi ne teresi i te gjithe qytetareve shqiptare, ky vend ka ndryshuar me shpejt dhe me shume se kurre. Ne disa vende, thekson ky Raport, financimi i jashtem u ngadalesua, ne disa jo, sidomos ne ato vende me surplus ne llogarite financiare si Shqiperia dhe se vetem vendi yne dhe Mali i Zi mbeten terheqese per investimet e huaja.
Te gjitha vendet, me perjashtim te Shqiperise, humben nga rezervat e tyre valutore. Vendet me politika monetare fleksibel dhe te tilla jane sot Turqia, Shqiperia dhe Serbia, thote Raporti, e kontrolluan rritjen e kredise me rregullime te politikave te interesit dhe kerkesave per depozita, cka perben nje merite te padiskutueshme te Bankes Qendrore te vendit. Ne shume vende, kursi i kembimit eshte bazuar ne Euron si reference e jashtme, vijoi Berisha. Sipas tij ne menyre te perseritur, vendi yne ka mbrojtur pikepamjet se nje nga faktoret kryesore qe ekonomia jone rezistoi ishte investimet e medha publike, te cilat perbenin konvertimin me te shkelqyer te kapitalit financiar ne ekonomi reale, por shumeformeshe, se te tjeret i shnderruan ne ndertim dhe u mbeten bosh, zbrazet.
Raporti
Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje raportin qe Drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve te Ekonomise dhe Financave ne Bashkimin Evropian, ka bere per vendet e rajonit, duke e vleresuar Shqiperine shume afer performances se dhjeteshes se Bashkimit Evropian.