Ministria e Jashtme e Kosovės: Shqiptarėt nė anijen e sulmuar, janė gjallė
E Marte, 01 Qershor 2010
Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės ka konfirmuar se ish-zyrtari i Partisė sė Drejtėsisė, tashti pjesė e LDK-sė, Fuad Ramiēi, ėshtė kosovari i vetėm qė ka qenė nė njėrėn prej anijeve tė sulmuara nga forcat izraelite. Drejtori i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Lulzim Mjeku, ka deklaruar se Ramiēi ėshtė gjallė dhe nuk ėshtė as nė listėn e personave tė plagosur. Sipas Mjekut, Ambasada e Kosovės nė Ankara po punon pėr tė konfirmuar nėse nė anije ka qenė edhe ndonjė kosovar tjetėr. Ai ka shtuar se MPJ-ja pret qė gjatė ditės tė marrė informacione shtesė pėr kėtė rast nga Ministria e Jashtme e Turqisė. Edhe tre shqiptarėt e Maqedonisė, tė cilėt ishin pjesė e ekipit nė flotėn ndėrkombėtare, e cila u sulmua dje nga forcat speciale izraelite nė ujėrat ndėrkombėtare nė afėrsi tė Rripit tė Gazės, janė gjallė, ka raportuar agjencia INA. Jasmin Rexhepi , Sami Emini tė dy nga Shkupi, si dhe Sead Hasipi nga Kumanova, ndodhen nė paraburgim nė Izrael, janė njoftuar familjarėt e tyre sot nė mėngjes nga Ambasada e Maqedonisė nė Izrael. Shqiptarėt ishin pjesė e ekipit prej 686 udhėtarėsh nė anijet e karvanit humanitar qė u sulmua nga forcat speciale tė Izraelit. Ata ishin nisur nė Gaza pėrmes njė organizate humanitare turke. Nė sulmin e luftanijeve izraelite u vranė nėntė aktivistė propalestinezė, kurse dhjetėra tė tjerė u plagosėn. Izraeli njoftoi se ka filluar sot procesin e dėbimit tė qindra aktivistėve pro-palestinezė, tė cilėt u ndaluan nė konvoj. Ministria e Brendshme tha se grupi i parė i 45 aktivistėve pro-palestinezė janė nisur drejt aeroportit nė Tel Aviv.