PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)
Ndėrkombėtaret reagojnė lidhur me aksionin izraelit, reagojnė liderė botėror

Ndėrkombėtaret reagojnė lidhur me aksionin izraelit, reagojnė liderė botėror


E Hene, 31 Maj 2010

Protesta tė fuqishme ndėrkombėtare po bėhen pėr shkak tė ndėrhyrjes sė sotme tė komandosėve tė Izraelit nė flotėn e anijeve me ndihma pėr Gazėn, me ē’rast u vranė sė paku 10 aktivistė, qė pėrpiqen tė dėrgojnė ndihma humanitare nė Gazė. Turqia e ka ftuar ambasadorin e Izraelit dhe ka tėrhequr vėrejtjen pėr “konsekuenca tė papėrmirėsueshme” pėr marrėdhėniet e tyre. Nė Stamboll policia u angazhua nė kthimin prapa tė turmės sė zemėruar, qė kishte depėrtuar nė hyrjet e Konsullatės sė Izraelit. Greqia ėshtė tėrhequr nga ushtrimet e pėrbashkėta ushtarake me Izraelin dhe ka kėrkuar raport tė “menjėhershėm” pėr sigurinė e afro 30 grekėve nė flotėn e anijeve. Lėvizja Islamiste, Hamas, qė e udhėheq Rripin e Gazės, ka kėrkuar nga myslimanėt qė tė “ngrihen” nė protesta para ambasadave izraelite nė gjithė botėn. Lideri palestinez, Mahmud Abbas, i ka shpallur tri ditė zie dhe tha se forcat izraelite janė pėrgjegjėse pėr atė qė ai e cilėsoi si “masakėr”. Shefi i Ligės Arabe, Amr Musa, ka vlerėsuar se ndėrhyrja ishte “krim” kundėr misionit humanitar. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, e dėnoi sulmin izraelit si “johuman”, duke thėnė se kjo e solli Izraelin “mė afėr se kurrė afėr fundit tė tij”. Franca dhe Gjermania kanė shprehur shqetėsim, derisa shefja pėr tė drejtat e njeriut e OKB-sė, Navi Pillavi, ėshtė shprehur e “shokuar” lidhur me dhunėn. Shefja e politikės sė jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Eshton, nga Izraeli ka kėrkuar ndėrmarrjen e “hetimit tė plotė”. Incidenti i pėrgjashkshėm u bė para takimit nė Uashington, ndėrmjet presidentit Barak Obama dhe kryeministrit tė Izraelit, Benjamin Netanjahu.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika