Bie pėrkrahja pėr socialistėt nė Spanjė, votuesit kėrkojnė zgjedhje tė reja
E Hene, 31 Maj 2010
Anketat mė tė reja, tė bėra nė Spanjė, dėshmuan se qeveria e kryeministrit Jose Luis Zapatero, rreshtohet bindshėm prapa opozitės dhe se shumica e votuesve janė tė mendimit se ai do tė jetė i detyruar qė tė shpall zgjedhje tė parakohshme. Qeveria nuk po pėrballet vetėm me krizė ekonomike, por edhe me krizė politike, pasi qė qeverisja nga ana e saj nuk ėshtė aspak e mirė. Besoj se herėt a vonė do tė shpallen zgjedhjet e parakohshme, tha Angel Laborda, ekonomist nė bankėn FUNCAS. Problemet e Zapateros, nė momentin kur po zhvillon betejė kundėr papunėsisė nė rritje dhe nė momentin kur po tenton tė shmangė krizėn e borxhit tė stilit grek, janė tejet tė thella. Anketa e bėrė pėr gazetėn El Mundo, nga ana e agjencisė hulumtuese, Sigma Dos, dėshmoi se Partia Popullore nė opozitė do tė fitonte 45.6 pėr qind tė votave, pot ė zhvilloheshin zgjedhjet sot, njė epėrsi kjo prej 10.5 pėr qind ndaj socialistėve tė Zapateros. Nė zgjedhjet e pėrgjithshme, tė cilat u zhvilluan nė mars tė vitit 2008, socialistėt mposhtėn PP-nė me njė epėrsi prej tri pikėve. Por trajtimi i papunėsisė nė rritje dhe i krizės ekonomike nga ana e socialistėve, ka ndikuar qė tė bie pėrkrahja pėr kėtė parti.