DVD-te me te shitura te javes
E Hene, 07 Maj 2007
"Crank"
Nje film aksion, me regji te Mark Neveldine, ku interpretojne aktoret Jason Stathman, Amy Smart dhe Jose Pablo Cantillo. Filmi tregon per Chev Chelios, i cili eshte nje vrases profesionist qe punon per nje sindikate krimi. E dashura e tij, Eve, nuk ka informacion per aktivitetin e Chev. Ky i fundit deshiron te largohet nga sindikata e krimit , por do te jete mjaft e veshtire qe nje vrases profesionist te largohet nga skuadra.
"The World Fastest Indian"
Nje aventure me regji te Roger Donaldson, ku interpretojne aktoret Anthony Hopkins, Iain Rea dhe Aaron Murphy. Ky film tregon se si nje njeri nga Zelanda e Re, Bill Munroe, ndertoi nje motociklete aerodinamike. Munroe kalon te gjithe rinine e tij per te krijuar nje mjet te tille, me nje shpejtesi te jashtezakonshme, i cili do te thyente rekordin boteror te vendosur ne vitin 1967.
"Supermen Returns"
Nga regjisori Bryan Singer, me interpretimin e aktoreve Brandon Routh, Kate Boseorth dhe Kavin Spacey. Filmi rikthen historite e supermenit ne seri te reja. Ky personazh i njohur tashme niset drejt planetit Kripton ne kerkim te origjines se tij.
"Tempted"
Nje film thriller, me regji te Bill Bennet me Burt Reynolds, Mike Star dhe Saffron Burroes. Filmi tregon per nje biznesmen, te cilit i mbetet shume pak kohe per te jetuar dhe mendon qe pasurine e tij t'ia lere gruas se tij te re. Biznesmeni para se te marre kete vendim, kerkon te zbuloje se sa besnike eshte gruaja e tij, si nje fakt qe do te justifikonte trashegimine e pasurise. Per te provuar ndershmerine e gruas, biznesmeni puneson nje djale te ri.
"Tre metri sopra il cielo"
Komedi me regji te Luca Lucini, ku interpretojne aktoret Ricardo Scamorcio, Katy Luise Saunders dhe Mauro Meconi. Ky film tregon se personazhet Babi dhe Step, vijne nga nje realitet ndryshe. Dy adoleshentet kalojne kohen e tyre ne gara te paligjshme me motore. Ata takohen rastesisht dhe pavaresisht rrethanave dashurohen.
"The good German"
Nga regjisori Steven Soderbergh, me interpretimin e aktoreve Jack Thompson, John Roeder dhe Gerge Clooney. Ky film tregon dramen e nje gazetari amerikan, i cili udheton drejt Berlinit ne kerkim te gruas qe dashuronte ne kohen e luftes. Por gjate ketij rikthimi gazetari perfshihet ne nje vrasje misterioze te ndodhur ne posten e luftes. Ai do te zbuloje se ne kete vrasje ishte perfshire nje minister