PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)
Incidenti i dy Koreve, Obama: Rishqyrtim tė politikės ushtarake ndaj Phenianit

Incidenti i dy Koreve, Obama: Rishqyrtim tė politikės ushtarake ndaj Phenianit


E Hene, 24 Maj 2010

Uashingtoni ka sinjalizuar mbėshtetje tė qartė pėr mbrojtjen e Koresė Jugore lidhur me akuzat se Koreja Veriore me torpedo e ka fundosur anijen e Koresė Jugore nė mars, duke vrarė 46 marinarė. Shtėpia e Bardhė tha se pėrgjigjja e Koresė Jugore, pėr t’i ndėrprerė marrėdhėniet tregtare me Korenė Veriore dhe ndaljen e qasjes sė anijeve nga ky vend nė ujėrat e Koresė Jugore, janė “nė tėrėsi pėrkatėse”. Presidenti amerikan, Barak Obama, po ashtu ka urdhėruar rishqyrtim tė politikės ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara ndaj Phenianit, duke thėnė se forcat amerikane do ta ndihmojnė Korenė Jugore “pėr zmbrapsjen e agresionit tė ardhshėm”. Nga ana tjetėr, presidenti i Koresė Jugore, Li Mjung-bak, tha se pėr rastin e fundosjes sė anijes do tė kėrkoj diskutim nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika