Tragjedi ajrore nė Indi, dhjetėra tė vdekur pas aksidentit
E Shtune, 22 Maj 2010
Dhjetėra viktima nė njė aksident ajror nė Indi. Aksidenti ndodhi gjatė zbritjes nė aeroportin e qytetit Mangalore. Pjesa mė e madhe e 160 pasagjerėve nė bordin e njė avioni indian qė u rrėzua sot mendohet se kanė vdekur. Avioni po pėrpiqej tė zbriste nė qytetin Mangalore nė jug tė Indisė kur u pėrplas me tokėn dhe shpėrtheu nė flakė. Avioni operohej nga kompania Air India Express, njė degė fluturimesh me ēmim tė lirė e kompanisė shtetėrore tė fluturimeve Air India. Air India Express njoftoi se kishte shtatė tė mbijetuar nga aksidenti me avionin Boeing 737 qė kthehej nga Dubai. Tė mbijetuarit thanė se kishin dėgjuar njė si shpėrthim pak pėrpara aksidentit. Tė gjithė pasagjerėt ishin shtetas indianė qė ktheheshin nga puna nė Gjirin Persik, pėr tė takuar familjet. Mėsohet se nė bord ka pasur rreth 20 fėmijė.