Merkel: Kriza e euros, sprova mė e madhe e Evropės
E Merkure, 19 Maj 2010
Kancelaria gjermane Angela Merkel paraqiti tė mėrkurėn nė Parlament deklaratėn qeveritare pėr paketėn e shpėtimit tė euros. Ajo deklaroi nė Bundestag se kriza e euros ėshtė njė ēėshtje ekzistenciale pėr Gjermaninė. Kriza e tanishme e euros ėshtė sprova mė e madhe e Evropės, sepse Euro ėshtė nė rrezik, theksoi Merkel. Sipas saj, duhet tė mbėshtetet paketa pėr tė ashtuquajturėn ēadrėn pėr shpėtimin e euros. Kjo paketė parashikon kredi nė vlerė prej 750 miliardė eurosh pėr stabilizimin e monedhės sė pėrbashkėt. Gjermania do tė duhej tė siguronte pėr tre vitet e ardhshme garanci nė vlerė prej 148 miliardė eurosh. Pėrveē liberalėve dhe partive tė Unionit, kėtė paketė do tė mbėshtesin edhe ekologjistėt, ndėrsa socialdemokratėt ende po hezitojnė. Daniela Schwarzer, eksperte pėr euron nė Institutin Gjerman pėr Shkencė dhe Politikė, thekson se ėshtė e rėndėsishme nė kėtė moment krize, qė Evropa tė qėndrojė e bashkuar: "Ne duhet ta kuptojmė politikėn ekonomike si ēėshtje tė interesave tė pėrbashkėta ...dhe tė shkojmė nė atė drejtim, ku ka mė shumė bashkėpunim dhe zhvillim tė njėllojtė nė eurozonė. Po qe se nuk bėhet kjo, zona e euros do tė pėrfshihet nga tensione tė mėdha, dhe nuk do tė kemi vetėm probleme me financat e shteteve, por edhe grindje shumė tė mėdha politike, thotė ajo.