Rrėzohet avioni nė Libi, mbi 100 persona tė vdekur, mbijeton vetėm njė fėmijė
E Merkure, 12 Maj 2010
Nga rrėzimi i njė avioni nė Libi, kanė humbur jetėn mė shumė se 100 njerėz. Nga 93 pasagjerėt dhe 11 anėtarėt e ekuipazhit qė ndodheshin nė bord, ka mbijetuar vetėm njė fėmijė nga Holanda, u bė e ditur. Shumė nga pasagjerėt ishin shtetas holandezė, konfirmoi shoqata e turizmit nė Hagė. Avioni i tipit Airbus A 330 i shoqėrisė "Afriqiyah" vinte nga Johanesburgu nė Afrikėn e Jugut. Rrėzimi ndodhi gjatė zbritjes sė avionit nė aeroportin e Tripolisit. Koncerni Airbus premtoi se do tė ndihmojė autoritetet nė zbardhjen e shkaqeve tė fatkeqėsisė. Me sa duket pak para uljes ishte konstatuar njė defekt nė avion. Qeveria libiane pėrjashtoi atentatin terrorist si shkak tė fatkeqėsisė.