Deputetėt e opozitės ukrainase hedhin granata nė kuvend dhe qėllojnė me vezė
E Merkure, 28 Prill 2010
Parlamenti ukrainas u pėrfshi nga kaosi pasi votoi pėr ratifikimin e marrėveshjes qė i zgjat Rusisė kontratėn pėr bazėn e marinės nė Detin e Zi. Shkak i kėsaj dhune tė rrallė nė Parlamentin e Kievit, u bė miratimi i njė marrėveshjeje qė lejon flotėn ruse tė qėndrojė nė portet e Ukrainės, deri nė vitin 2042. Vendimi u miratua nga koalicioni fitues i Presidentit Viktor Janukoviē duke ngjallur zemėrimin e shfrenuar tė opozitės. Deputetėt e kėsaj tė fundit lėshuan granata nė kuvend dhe qėlluan Kryetarin e Parlamentit Volodomir Litvjun me vezė. Alarmet e zjarrit filluan tė bien pasi ligjvėnėsit e opozitės hodhėn bomba tymi dhe vezė kundėr kryeparlamentarit, i cili u detyrua tė fshihej pas ēadrave. Truprojat e kėtij tė fundit u detyruan tė pėrdorin ēadrat pėr tė mbrojtur kryetarin. Tymi mbuloi sallėn ndėrsa opozita shpalosi flamurin duke akuzuar mazhorancėn pėr tradhėti, ndonėse qeveria e bėri kėtė nė kėmbim tė uljes me 30 pėr qind tė ēmimit tė gazit, njė ndihmė e madhe kjo pėr ekonominė ukrainase. Disa mijėra vetė protestuan jashtė parlamentit ndaj marrėveshjes qė lejon Rusinė tė ruajė kontrollin e bazės nė qytetin port ukrainas tė Sevastopolit. Ata protestuan kundėr marrėveshjes qė presidenti Viktor Janukoviē arriti me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev, javėn e kaluar. Baza e marinės dhe marrėveshjet e gazit u njoftuan javėn e kaluar pasi presidenti ukrainas Viktor Janukoviē u takua me presidentin rus Dimitri Medvedev nė qytetin lindor tė Ukrainės, Kharkiv. Presidenti Janukoviē tha se marrėveshja do tė ndihmojė nė shkurtimin e deficitit buxhetor tė vendit. Kryeministri rus Vladimir Putin tha se megjithėse marrėveshja do tė ishte e kushtueshme, synimi kryesor ishte rivendosja e besimit tė ndėrsjellėt me Ukrainėn. Pavarėsisht nga skenat kaotike, marrėveshja u miratua me 236 vota pro nė parlamentin ukrainas prej 450 vendesh. Dhoma e ulėt e parlamentit e ratifikoi marrėveshjen ditėn e djeshme. Marrėveshja e zgjat kontratėn e Rusisė deri nė vitin 2042. Rusia nga ana e saj do ta ulė ēmimin e gazit natyror pėr importet ukrainase me 30 pėr qind pėr dhjetė vitet e ardhshme. Nacionalistėt e udhėhequr nga ish-kryeministrja, Julia Timoshenko e cilėsojnė marrėveshjen si njė tradhti tė interesave kombėtare tė Ukrainės, dhe duan heqjen e bazės ruse nė Krime nė vitin 2017.