Kercenimi i serbise per prefiksin, Kosova sheh si opsion Shqiperine
E Merkure, 28 Prill 2010
Kosova nuk eshte e shqetesuar me kercenimet e Serbise, per nderprerjen e mundshme te kodit te telefonise fikse, te cilin Kosova vazhdon ta shfrytezoje, pavaresisht pavaresimit nga Serbia. Zyrtare te qeverise thone se i kane alternativat ne tavoline dhe po qe se nderpritet ky kod, Kosova nuk do te mbetet per asnje cast pa telefoni fikse. Zyrtaret nuk perjashtojne mundesite qe te shfrytezohet kodi i Shqiperise. Kercenimet e Serbise se do t'ia nderprese Kosoves shfrytezimin e kodit te saj telefonik, priten qete ne Prishtine. Aksioni i Autoritetit Rregullativ te Telekomunikacionit, per largimin e antenave te operatoreve ilegale serbe te telefonise mobile, ka nxitur kercenimet e qeverise serbe. Por, zyrtare te Ministrise se Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit nuk jane te shqetesuar edhe po qe se Serbia nderpret kodin. Zedhenesi Xhevdet Pozhari thote se ministria i ka alternativat per te dale nga situata. Ai siguron se Kosova nuk do te mbetet per asnje cast pa telefoni fikse. Ne te njejten fryme shprehet edhe eksperti per telekomunikacion, Agron Dida. Ai thote per "REL" se pa e pritur Serbine, Kosova eshte dashur vete t'i shkepuse keto lidhje. "Nese Serbia nderpret komunikacionin, per Kosoven madje eshte me mire. Kurrgje nuk humb Kosova. Ajo duhet t'i riorientoje te gjitha kapacitetet edhe eshte gabim qe nuk eshte bere deri tani. Eshte dashur qe gradualisht te hiqen te gjitha komunikimet me Serbine, meqenese ajo nuk po i paguan obligimet e transferimit", shprehet Dida. Kosova, edhe me shume se dy vjet pas pavaresise, nuk ka arritur ta siguroje kodin e saj shteteror. Unioni Nderkombetar i Telekomunikacionit, qe vepron ne kuader te OKB-se, nuk i ka leshuar Kosoves kodin, per shkak te mosnjohjes se pavaresise nga shumica e vendeve anetare te OKB-se. Ne rast se Serbia ia nderpret Kosoves shfrytezimin e prefiksit te saj 381, atehere si alternative shihet shfrytezimi i kodit te ndonje shteti tjeter, sic eshte Shqiperia. Xhevdet Pozhari nuk e perjashton kete mundesi. "Te gjitha mundesite jane te hapura, por fjalen e fundit e thone ekspertet, se cili do te ishte varanti me i mire ne kete rast", thote Pozhari. Eksperti i telekomunikimeve, Agron Dida, thote se shfrytezimi i kodit te Shqiperise do te ishte gje e lehte per autoritetet kosovare. "Nuk eshte problem te shfrytezosh ndonje kod tjeter. Ajo eshte nje marreveshje biznesi dhe mund te behet per aspekte te tjera strategjike; per shembull, mund te behet me Shqiperine, pa asnje problem", u shpreh Dida. Ai shpreh se "qeveria do te perpiqet ta beje ate pune, ta kene kodin e Shqiperise, per arsye te thjeshte, se ende ka komunikime fikse dhe duhet te perdoren keto komunikime fikse edhe ne nje te ardhme te afert".
UNT le mundesine e shfrytezimit te kodit gjeografik
Shtetet qe kane problem me njohjen, Unioni Nderkombetar i Telekomunikacionit ua ka lene mundesine qe te shfrytezojne ate qe quhet kod gjeografik. Por, Kosova refuzon te pajiset me nje kod te tille. "Eshte e vertete qe ka te tjera mundesi, si kodi gjeografik, qe disa shtete e kane, por jo ne nivel te shtetit. Mirepo, cdo qeveri i ka objektivat e qarta dhe, ne rastin konkret, objektivi yne eshte i qarte dhe ne jemi te interesuar qe ta kemi kodin telefonik shteteror, ne menyre qe, njehere e pergjithmone, ta zgjidhim kete problem", thote zedhenesi i Ministrise se Transportit, Xhevdet Pozhari.
KODI
Ne mungese te kodit shteteror, Kosova shfrytezon tri kode te shteteve te huaja. Per telefonine fikse perdor ate te Serbise - 381, ndersa per telefonite mobile perdoret kodi i Monakos - 377 dhe ai slloven - 386. Shfrytezimi i kodeve te huaja ka nje kosto te larte per buxhetin kosovar.