PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Opozita ukrainase, me granata ne Kuvend


E Merkure, 28 Prill 2010

Parlamenti ukrainas u perfshi nga kaosi pasi votoi per ratifikimin e marreveshjes qe i zgjat Rusise, kontraten per bazen e marines ne Detin e Zi. Shkak i kesaj dhune te rralle ne Parlamentin e Kievit, u be miratimi i nje marreveshjeje qe lejon floten ruse te qendroje ne portet e Ukraines deri ne vitin 2042. Vendimi u miratua nga koalicioni fitues i Presidentit Viktor Janukovic, duke ngjallur zemerimin e shfrenuar te opozites. Deputetet e kesaj te fundit, leshuan granata ne Kuvend dhe qelluan kryetarin e Parlamentit, Volodomir Litvjun me veze. Alarmet e zjarrit filluan te bien pasi ligjvenesit e opozites hodhen bomba tymi dhe veze kunder kryeparlamentarit, i cili u detyrua te fshihej pas cadrave. Truprojat e ketij te fundit, u detyruan te perdorin cadrat per te mbrojtur kryetarin. Tymi mbuloi sallen ndersa opozita shpalosi flamurin duke akuzuar mazhorancen per tradhti, ndonese qeveria e beri kete ne kembim te uljes me 30 per qind te cmimit te gazit, nje ndihme e madhe kjo per ekonomine ukrainase. Disa mijera vete protestuan jashte Parlamentit, ndaj marreveshjes qe lejon Rusine te ruaje kontrollin e bazes ne qytetin port ukrainas te Sevastopolit. Ata protestuan kunder marreveshjes qe Presidenti Viktor Janukovic arriti me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev, javen e kaluar. Baza e marines dhe marreveshjet e gazit u njoftuan javen e kaluar pasi Presidenti ukrainas Viktor Janukovic u takua me Presidentin rus Dimitri Medvedev, ne qytetin lindor te Ukraines, Kharkiv. Presidenti Janukovic tha se marreveshja do te ndihmoje ne shkurtimin e deficitit buxhetor te vendit. Kryeministri rus Vladimir Putin, tha se megjithese marreveshja do te ishte e kushtueshme, synimi kryesor ishte rivendosja e besimit te ndersjellet me Ukrainen. Pavaresisht nga skenat kaotike, marreveshja u miratua me 236 vota pro ne Parlamentin ukrainas prej 450 vendesh. Dhoma e Ulet e Parlamentit e ratifikoi marreveshjen diten e djeshme. Marreveshja e zgjat kontraten e Rusise deri ne vitin 2042. Rusia nga ana e saj, do ta ule cmimin e gazit natyror per importet ukrainase me 30 per qind per dhjete vitet e ardhshme. Nacionalistet e udhehequr nga ish-kryeministrja, Julia Timoshenko e cilesojne marreveshjen si nje tradhti te interesave kombetare te Ukraines, dhe duan heqjen e bazes ruse ne Krime ne vitin 2017.



Prania e flotes ruse ne Detin e Zi, perfitimi i Ukraines, gaz 30% me te lire

Marreveshja ishte nenshkruar ne 21 prill mes Presidentit ukrainas, Viktor Janaukovic dhe homologut te tij rus, Dimitri Medvedev Ne shkembim te perdorimit te bazes ushtarake, Rusia do ta furnizoje Ukrainen me gazin rus, me nje cmim 30% me te lire se cmimi aktual. Paraprakisht, prania e flotes ruse ne Detin e Zi ka ngjallur nje debat te nxehte ne parlamentin e Ukraines, i cili u zhyt ne nje kaos te vertete.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika