PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet
PRO & KUNDER zgjedhjeve te para kohshme

PRO & KUNDER zgjedhjeve te para kohshme


E Diele, 06 Maj 2007

Analistet Mentor Nazarko, Mustafa Nano dhe Alfred Peza jane vleresimet e tyre per mundesine e zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme pas problemeve te fundit ne mazhorance dhe zgjedhjes te Presidentit te Republikes

Si i konsideroni zgjedhjet e parakohshme?

Mentor NAZARKO: "Provokimi i zgjedhjeve te parakohshme, me pretekst mosarritjen e kuorumit per te zgjedhur Presidentin, sigurisht eshte nje moment destabilizues per vendin, per sistemin tone politik, per shkak se do ta fuste ate ne nje periudhe paqendrueshmerie institucionale, relativisht te gjate. Do te shtonte konfliktualitetin ne vend, do t'i sillte atij nje mungese serioziteti ne imazhin e tij ne plan nderkombetar. Keshtu qe, per keto arsye jam partizan i idese per gjetjen e kompromisit per zgjedhjen e figures se Presidentit. Nese zgjedhjet e parakohshme vijne nepermjet rrugeve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta, me mocion besimi apo mosbesimi, per shikim te kabinetit qeveritar, kjo eshte nje gje komplet tjeter".

Mustafa NANO: "Une personalisht nuk jam partizan i zgjedhjeve te parakohshme. Une nuk bej pjese dhe tek ata njerez qe dua t'i evitoj me cdo kusht. Dua te them qe ne kushtet kur mazhoranca do te kete nje qasje te re ne drejtimin e vendit, apo ne kushtet kur mazhoranca ndryshon kete Kryeminister me nje kryeminister te zgjedhur nga Partia Demokratike, do te isha dakord qe ky mandat te mos nderpritej. Por, ne rrethana kur ky Kryeminister vazhdon te qeverise si ka qeverisur keto dy vjet; ne rrethanat kur ky Kryeminister si perfaqesues i mazhorances vazhdon te sulmoje institucionet dhe vazhdon te ndjeke nje politike konfliktuale dhe vazhdon te armiqesohet me segmente te caktuar te medias, te cilat kane nje qasje opozitare; ne rrethanat kur ky Kryeminister ben goditje selektive te biznesit, ne keto rrethana mendoj qe zgjedhjet e parakohshme nuk jane nje gje destabilizuese, perkundrazi jane nje gje qe do t'i sherbeje ketij vendi".

Alfred PEZA: "Zgjedhjet e parakohshme jane nje opsion real ne situaten aktuale politike ne te cilen ndodhet vendi, per shkak te problemeve qe po akumulon cdo dite mazhoranca aktuale. Nga PD u largua se fundi Gilman Bakalli dhe me pare Ngjela, kujtojme Neranxin qe iku nga PAA e Xhuvelit drejt LSI te Metes. Si te mos mjaftonin keto, perplasjet per ceshtje jo parimore brenda partive te koalicionit sa vijne dhe rriten pas futjes se PDK ne qeveri disa jave me pare, nderkohe qe dita e zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes po afron dhe deputetet e nje tjeter partie aleate me Berishen, PBDNJ, kane deklaruar se do votojne per Fatos Nanon President. Per keto dhe te tjera arsye, opsioni i zgjedhjeve te parakohshme duket gjithnje e me i mundshem, per te tejkaluar si problemet e krizes brenda mazhorances, ashtu si dhe problemet e krizes politike te vendit. Nje pjese e mazhorances, sidomos lideri i saj Berisha, i kane meshuar ditet e fundit kesaj teze. Ai ndoshta ka qene i sinqerte kur ka deklaruar se, ne rast se nuk gjendet konsensusi per Presidentin e ri te Republikes, vendi do te kaloje ne zgjedhje te parakohshme. Nga ana tjeter, edhe opozita po ngulmon gjithnje e me shume rreth idese se zgjedhjeve te parakohshme. Pertej retorikes politike dhe mundesise reale per te shkuar drejt zgjedhjeve te parakohshme, te dyja palet, si pozita ashtu edhe opozita, duken te papergatitura per te hyre ne nje tjeter fushate elektorale brenda vitit 2007. Aq me teper qe ky eshte viti i percaktimit te statusit te Kosoves dhe komuniteti nderkombetar eshte kunder nje procesi te tille ne Shqiperi.

Vec ketyre, opozita nuk ka asnje garanci qe te shkoje ne zgjedhjet te parakohshme, per aq koha sa nuk jane plotesuar kerkesat e saj per te krijuar nje infrastrukture zgjedhore normale dhe nuk mund te shkohet ne keto zgjedhje me kartat e identitetit, regjistrin kombetar te zgjedhesve dhe per rrjedhoje edhe me lista te rregullta zgjedhore. Nga ana tjeter, edhe vete mazhoranca nuk duket te jete e gatshme per te lene pushtetin, postet qeveritare dhe mandatet e deputeteve te saj, te cilet ende nuk kane mbushur 2 vjet nga marrja e tyre. Pavaresisht nga keto arsyetime, Berisha dhe aleanca qe ai drejton, ndodhen ne nje moment shume te veshtire, sidomos brenda mazhorances parlamentare. Per shkak te matematikes se votave, pas zgjerimit te qeverisjes me pjesemarrjen edhe te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, rregullat kane filluar t'i diktojne demokristianet apo ndonje deputet i vecante i saj. Ky realitet eshte i papranueshem per nje loje normale politike, brenda nje mazhorance apo nje koalicioni politik qeverises. Keshtu qe, ne kete pikepamje, gjykoj qe ndoshta per Berishen, PD-ne dhe aleatet e tyre, mund te jete me mire qe nga kjo pikepamje, te shkojne ne zgjedhje te parakohshme. Qofte per te provuar te rikonfirmohen edhe njehere me nje aleance te re qe do t'i sillte nje mazhorance me solide, qe do te mund t'i garantonte edhe zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes, por qofte edhe me cmimin e shtrenjte politik te kalimit ne nje opozite te forte, per t'u rikthyer pas nje kohe te shkurter, serish ne qeverisje te vendit. Ne te kundert, keshtu sic po shkojne punet, nuk ka asnje lloj garancie qe ne planin afatshkurter te tejkalohet pengesa e madhe e zgjedhjes se Presidentit te ri te vendit dhe ne nje plan me afatgjate, te konsumohet i plote mandati qeverises i kesaj mazhorance, deri ne vitin 2009".

Si mund te ndikojne zgjedhjet e parakohshme, ne menyre pozitive apo negative?

Mentor NAZARKO: "Le te jemi te drejtperdrejte, kjo shumice qeverisese ka paraqitur shume probleme ne kete periudhe te mandatit te vet. Dhe duket qe asaj po i mungojne ato kapacitete korrigjuese te sjelljes se vet si shumice. Ne kete kuptim, ne qofte se ajo do te arrinte te korrigjonte veten pa shkuar ne zgjedhje te parakohshme, sigurisht do te ishte nje gje me pozitive sesa ndryshimi i shumices apo i lidershipit nepermjet zgjedhjeve te parakohshme.

Nderkohe, nese zgjedhjet e parakohshme jane e vetmja mundesi per te korrigjuar, per te permiresuar menyren funksionimit te sistemit te qeverisjes, atehere eshte e qarte qe efektet jane pozitive. Gjithsesi, preteksti i zgjedhjes se Presidentit, provokimi i zgjedhjeve te parakohshme nepermjet mosdhenies se mbeshtetjes per Presidentin, arritjen e kuorumit prej 84 votash, eshte nje zgjidhje jo e shendetshme per sistemin politik dhe destabilizuese. Brenda pak kohesh do te kemi dy zgjedhje parlamentare, ne kohen kur Presidenti do te ishte ne fund te mandatit te vet, zgjedhjet do te administroheshin nga nje qeveri pa legjitimitet. Pra, per pasoje, do te kishte nje dobesim te institucioneve shteterore, nje dobesim tipik prej destabilizimit dhe shtimit te konfliktualitetit, qe nuk eshte pozitive ne kuader te zhvillimeve rajonale, vecanerisht ne lidhje me statusin e Kosoves".

Mustafa NANO: "Varet nga rrethanat. Nese vendi do te qeveriset ne kete menyre qe eshte qeverisur ne keto dy vjet, une mendoj qe zgjedhjet e parakohshme jane e vetmja gje qe i duhen ketij vendi. Ne qofte se Berisha si Kryeminister ndryshon trajektoren e vet apo ne qofte se mazhoranca gjen nje kryeminister tjeter ne vend te Berishes me synimin per te ndryshuar stilin e qeverisjes, une nuk do te isha dakord qe te beheshin zgjedhje te parakohshme".

Alfred PEZA: "Zgjedhjet e parakohshme jane treguese krizash dhe krizat politike, sjellin si produkt te tyre kriza ose staniacione politike dhe probleme sociale e kriminale. Zgjedhjet e parakohshme, qofte edhe ne praktiken e vendeve me demokraci me te konsoliduar se ne, sjellin kolpo, te cilat do te duhen gjithnje pak kohe derisa te rikthejne stabilitetin e munguar. Per sa i perket Shqiperise, historia jone e shkurter pluraliste e pas viteve '90-te ka treguar se situata te tilla kane sjelle tensione sociale, probleme ekonomike dhe per rendin, duke lekundur stabilitetin e brishte makroekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve. Aq me teper, qe ende jemi larg ngritjes se infrastruktures elektorale qe do te na garantonte nje proces normal dhe qe do t'i mbante palet larg kontestimeve. Por, nese kjo mazhorance nuk do te arrije qe te frenoje dhe me pas te menaxhoje me qetesi problemet e medha qe kane filluar te akumulohen, kriza do te thellohet dhe bashke me afrimin e dates se votimit per zgjedhjen e Presidentit te ri, situata mund te perkeqesohet dhe kriza mund te behet me pak e menaxhueshme. Ndaj, per te tilla raste, une jam partizan i teorise se Konfucit: "Turbullohu, kthjellohu". Qe do te thote, se pas zgjedhjeve te mundshme te reja parlamentare, do te kemi nje situate me te qarte politike. Nje proces ky qe do te mund te sillte realitete, cilesi politike dhe aleanca te reja me solide, qe do te prodhonin me shume stabilitet per vendin, ligje dhe qeverisje me cilesore, e per rrjedhoje, me shume prosperitet per vendin dhe mireqenie per qytetaret".

Pergatiti: Denis Dedej




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika