Transporti ajror nė Evropė nė kaos, 60 mijė fluturime janė anuluar prej ditės sė enjte
E Hene, 19 Prill 2010
Problemet nė transportin ajror nė Evropė dhe mė gjerė si rezultat i hirit vullkanik nga Islanda po hyjnė nė ditėn e pestė. 6.8 milion pasagjerė nė mbarė botėn janė prekur, me mė shumė se 300 aeroporte nė Evropė tė mbyllura. Shumė linja ajrore dhe aeroporte janė duke e humbur durimin gjithnjė e mė shumė dhe kanė bėrė thirrje pėr njė shqyrtim urgjent tė masave. Pjesa mė e madhe e hapėsirės ajrore nė Evropėn veriore do tė mbeten tė mbyllura tė hėnėn ndėrsa shumica e tyre nė Evropėn Jugore do tė rihapen. Mė shumė se 60 mijė fluturime janė anuluar nė tė gjithė Evropėn qė nga dita e enjte. Por organizatat qė pėrfaqėsojnė linjat ajrore evropiane dhe aeroportet kanė vėnė nė dyshim nėse kufizimet nė vend janė nė pėrpjesėtim me rrezikun. Disa kompani ajrore kanė kryer fluturime prove, pa problem.