Rritet nė 600 numri i tė vdekurve nga tėrmeti i fundit nė Kinė
E Enjte, 15 Prill 2010
Numri i tė vdekurve nga tėrmeti, nė perėndim tė Kinės arriti mbi 600. Forcat e shpėtimit po kėrkojnė ende nėn rrėnoja tė mbijetuarit. Por nė rajonin e goditur nga katastrofa ndihmat po arrijnė shumė ngadalė. Ekipet e shpėtimit me ndihmėn e qenve vazhdojnė kėrkimin nė gėrmadhat e shtėpive tė shkatėrruara. Ushtarėt vazhdojnė tė largojnė rrėnojat. Mijėra forca shpėtimtare dhe personel mjekėsor nga krahinat fqinje janė mobilizuar pėr tė ndihmuar. Qeveria urdhėroi ndihmat e menjėhershme. Punėn e ekipeve tė shpėtimit dhe jetėn e atyre, qė i kanė shpėtuar fatkeqėsisė e bėn edhe mė tė vėshtirė moti i keq. Mijėra njerėz, qė kanė mbetur pa ēati mbi kokė kanė kaluar natėn nėn qiell tė hapur nė temperatura tė ulėta nėn minus. Nga frika prej tėrmeteve tė tjera njerėzit nuk kthehen as nė ato shtėpi, qė kanė shpėtuar pa u shkatėrruar nga tėrmeti.