Kryeministri Berisha shpreh ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė Presidentit tė Polonisė
E Shtune, 10 Prill 2010
Kryeministri Berisha i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi Kryeministrit tė Polonisė, zotit Donald Tusk ku shpreh ngushėllimet e tij pėr humbjen e jetės sė Presidentit tė Polonisė, zotit Lech Kaczynsky nė aksidentin tragjik ajror. Lajmi i vdekjes sė Presidentit Kaczynsky, bashkėshortes sė tij, drejtuesve tė lartė e zyrtarėve tė tjerė tė shtetit polak ėshtė njė lajm shokues jo vetėm pėr popullin mik polak, por edhe pėr ēdo shqiptar dhe pėr tė gjithė miqtė e Polonisė nė botė, shkruhet nė telegram. Me vdekjen e tij, vijon mė tej Berisha, Polonia humbi njė nga personalitetet e saj mė tė shquara dhe tė respektuara, por edhe Bashkimi Evropian humbi njė nga liderėt mė tė rėndėsishėm tė vendeve antare. Duke ndarė me ju dhimbjen dhe pikėllimin e thellė pėr kėtė humbje tė madhe tė kombit tuaj, vdekjen e Presidentit Kaczynsky, bashkėshortes sė tij dhe zyrtarėve tė tjerė tė lartė shtetėrorė tė vendit tuaj, ju shpreh Ju dhe Qeverisė suaj, familjarėve tė tė ndjerit President dhe tė viktimave tė tjera, ngushėllimet mė tė thella dhe ndjenjat e simpatisė dhe solidaritetit mė tė madh tė miat dhe tė Qeverisė Shqiptare, shkruan nė telegramin e ngushėllimit, Kryeministri i Shqipėrisė.