Meta mesazh ngushėllimi homologut tė tij polak pėr humbjen e Kaczynskit
E Shtune, 10 Prill 2010
Zėvendėskryeministri dhe Ministrit tė Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, dėrgoi mesazh ngushėllimi me rastin e humbjes sė Presidentit polak, drejtuar Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Polonisė, Radoslaė Sikorski Me njė tronditje tė fortė dhe me hidhėrim tė thellė mėsova lajmin e aksidentit tragjik, tė mėngjesit tė sotėm, qė pėsoi avioni ku udhėtonte Presidenti Lech Kaczynski, Zonja e tij, si dhe delegacioni me dinjitarė polakė, qė fluturonte drejt Smolenskut, pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė e lokalitetit Katyn, nė respekt tė kujtesės historike, thuhet nė mesazh. Mė tej, Meta thotė se humbja e madhe dhe e rėndė qė po pėrjeton Polonia dhe populli mik polak, dhimbja dhe pikėllimi i madh kombėtar qė ka qėndruar sot mbi vendin tuaj, na kanė prekur rėndė dhe shumė thellė tė gjithėve. Nė kėto momente zie kombėtare pėr shkak tė kėsaj ngjarje tragjike, mė lejoni tJu shpreh Ju dhe nėpėrmjet Jush, anėtarėve tė kabinetit qeveritar polak, popullit polak, familjeve qė ndjejnė drejtpėrdrejt kėtė humbje, ngushėllimet e mia mė tė thella e tė sinqerta dhe ndjenjėn e solidaritetit mė tė ndjerė e mė vėllazėror, pėrfundon mesazhi i ngushėllimit.