PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)
PROFIL/ Kush ishte Presidenti i Polonisė, Lech Kaczynski

PROFIL/ Kush ishte Presidenti i Polonisė, Lech Kaczynski


E Shtune, 10 Prill 2010

Presidenti Lech Kaczynski ka qenė njė figurė e debatueshme nė skenėn ndėrkombėtare pėr qėndrimet e tij tė djathta pėr shumė ēėshtje, qė apeluan tek polakėt tradicionalė. Gjatė tė gjithė karrierės sė tij politike, ai nuk pati frikė tė apelonte tek ndjenjat populiste. Nė kohėn kur ishte kryetar i Bashkisė sė Varshavės, ai ndaloi dy herė zhvillimin e njė parade homoseksualėsh dhe foli nė mbėshtetje tė rikthimit tė dėnimit kapital. Lech Kaczynski ka qėnė nė postin e presidentit qė prej vitit 2005. Ai do tė mbahet mend pėr rolin qė ka luajtur nė formimin e identitetit polak pas komunizmit. Sėbashku me vėllanė tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinė pėr Drejtėsi dhe Ligj. Kjo parti theksoi njė angazhim tė fortė nė vlerat tradicionale qė reflektohen edhe nė devotshmėrinė nė besimin romano-katolik si shumė njerėz nė Poloni. Pėrpara se tė hynte nė politikė, tė dy vėllezėrit njiheshin si artistė kinemaje kur ishin ishin fėmijė. Mė vonė ata u bėnė aktivė nė lėvizjen qė kontribuoi nė rėnien e komunizmit nė Poloni nė vitet 1980. Lech Kaczynski, qė ka lindur nė 1949, shėrbeu si kėshilltar pėr komitetin e grevės nė kantierin detar tė Gdanskit (nė gusht 1980) gjatė protestave tė udhėhequra nga lėvizja Solidaritet. Vėllezėrit Kaczynski e gjetėn veten jashtė politikės kryesore nė fillim tė viteve 1990 pasi njė ftohjeje me presidentin Lech Walesa. Marrėdhėnia mes politikanėve qė dikur ishin aleatė nė luftėn kundėr komunizmit, u prish edhe mė tej nė vitet e fundit. Nė vitin 2009, zoti Walesa e paditi presidentin Kaczynski duke pretenduar se ai kishte spiunuar pėr policinė sekrete nė vitet 1970. Pas zgjedhjeve tė vitit 2005, Polonia kishte dy vėllezėrit binjak nė drejtimin e vendit, Lech ishte president, kurse Jaroslaw kryeministėr. Por qė prej vitit 2007, presidenti Kaczynski ka punuar me Donald Tusk tė cilin e mundi nė zgjedhjet presidenciale. Zoti Tusk erdhi nė krye tė qeverisė pas fitores sė partisė sė tij nė zgjedhjet e 2007.Sipas kushtetutės polake, presidenti ka mė pak pushtet se kryeministri, por ka njė rol tė rėndėsishėm nė politikėn e jashtme. Marrėdhėniet mes kryeministrit dhe presidentit kanė qenė tė vėshtira. Zoti Kaczynski ka qenė njė kritik i reformave liberale ekonomike tė kryeministrit Tusk. Lech Kaczynski ishte i martuar dhe kishte njė vajzė.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika