PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Obama takon kreret e ish-shteteve nen ndikimin rus


E Premte, 09 Prill 2010

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama ka mberritur ne kryeqytetin cek, Prage, ku dje ka nenshkruar me Rusine marreveshjen mbi armatimin berthamor. Obama ka planifikuar te takohet me udheheqes te disa vendeve te Evropes Lindore dhe Qendrore gjate axhendes ne Prage, vende aktualisht anetare te NATO-s te cilat ne vite kane qenen nen ndikimin rus. Shtepia e Bardhe tha se takimet do te zhvillohen ne kryeqytetin e Cekise pas nenshkrimit te marreveshjes historike qe zevendeson traktatin START, i cili skadoi ne dhjetor. Marreveshjen per armatimin atomik, Obama e nenshkroi me presidentin e Rusise, Dmitri Medvedev,. Ne kete marreveshje parashihet reduktim i arsenalit berthamor i te dy vendeve. Marreveshja e re START, qe e zevendeson paktin e meparshem, i cili skadoi ne dhjetor te vitit te kaluar, erdhi nje vit pasi Obama, po ne Prage, kishte deklaruar se qellimi i saj eshte shkuarja drejt nje bote pa armatim atomik. Kurse Presidenti Medvedev tha dje ne Prage se marreveshja e re Shtetet e Bashkuara - Rusi, mund te luaje rol te rendesishem ne perpjekjet per carmatimin e ardhshem ne bote.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika