Sa kushton fushata per Shtepine e Bardhe?
E Premte, 04 Maj 2007
Donacionet e mbledhura nga kandidatet
806.558 USD Per Hillary Clinton
661 385 USD Per Barack Obama
310 350 USD John Edeards
239 350 USD John McCain
105 350 USD Rudolph Giuliani
91 800 USD Bill Richardson
65 900 USD Mitt Romnelli
Fushata per kreun e Shtepise se Bardhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kushton kaq shume dhe kaq shtrenjte! Kandidatet e zgjedhjeve presidenciale te vitit 2008 ne SHBA, duhet te parashikojne mire qe te realizojne investime perkrah tyre, nese duan te kene te pakten nje minifitore te nesermen. Ne mos, ata duhet te parashikojne furtura te verteta ne radhet e mbeshtetesve te tyre. Ne Hollyeood, industria e kinemase, televizionit dhe e muzikes eshte nje nga rezervat e medha te donatoreve me te medhenj. Kategoria e ketyre te fundit, do te kontribuoje tre muajt e fundit me 806.558 dollare ne buxhetin e Hillary Clinton dhe do te hedhe 661 385 dollare ne ate te rivalit te saj kryesor, Barack Obama. Te cilet jane ne te njejten kohe edhe emrat kryesore te fushates per zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per vitin 2008. Nderkaq, i treti ne radhe, kandidati John Edeards, ka arritur te mbledhe 310 350 dollare, ndersa Bill Richardson vetem 91 800 dollare.
Por nderkaq, Hollyeood ka bere qe te perfitojne nga bujaria e tij, edhe kategorine e republikaneve, te cilet jane gjithashtu sfidues ne garen presidenciale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. 239 350 dollare favoritit John McCain, 105 350 dollare te vjetrit drejtues te qytetit te Nee York-ut, Rudolph Giuliani dhe 65 900 dollare Mitt Romnelli. Komisioni Federal i Zgjedhjeve, i cili mbikqyr financimin e fushatave elektorale, publikon nderkaq edhe identitetin e donatoreve, profesionin dhe kodin e tyre postal. Eshte Kalifornia e cila derdh me shume (19.7 milione dollare per tremujorin e pare te vitit 2007), e ndjekur nga shteti i Nee York. Por shteti i Arte dallohet per bujarine e tij drejt demokrateve, gjithmone duke patur ne balle kodin postal 90210 (Beverly Hills, te mos harrojme se ka emrat dhe yjet me te medhenj te Hollyeood).
Dhe dime se ke mbeshtesin ketu. Barack Obama ka nje radhe te tere me afishe te bukura. Aktoret (Rosanna Arquette, Angela Bassett, Tom Hanks, Leonard Nimoy...), nje aktor - skenarist - realizues shume te njohur, (Zach Braff), muzikantet dhe agjentet e tjere muzikore (Natalie Maines, Dixie Chicks, Graham Nash), producente si Jeffrey Katzenberg apo David Geffen, i cili ka kritikuar hapur Hillary Clinton.
Senatori i shtetit te Nee York nderkaq, ka marre kontribute nga Kirk Kerkorian, studio teper te medha edhe me ze, producente si Jerry Bruckheimer apo Laurie David (i cili ka prodhuar dokumentarin Al Gore), muzikantet si Quincy Jones ou Berry Gordy (themelues i Tamla Motoen), miliarderin filantrop Eli Broad dhe Hugh Hefner, apo PlayBoy Enterprises. Ndersa kandidati John Edeards ka si mbeshtetes Michael Eisner (Disney i vjeter) dhe feministen Jodie Evans. Madje dhe vete te njihurin David Geffen. Nderkaq, donatore te tjere te pasur kane qejf te mbeshtesin edhe kandidate te tjere si Sherry Lansing (presidenti i vjeter i Paramount), producentin Brian Grazer, aktorin Michael Douglas i cili ka dhene autorizimin e vet maksimal per individ, per kandidat dhe per cikel elektoral (2 300 dollare) dy perfaqesuesve demokrate. Ndersa te medhenjte Steven Spielberg dhe Barbra Streisand ia kane dhene mbeshtetjen e tyre tre kandidateve (Clinton, Obama dhe Edeards). Sa i perket aktores Kirsten Dunst, ne promocionin qe i beri ne Paris filmit Spider-Man 3, ajo afirmoi ne gazeten e Frances se ajo mbeshtet kandidatin e zi, Barack Obama. Por verifikimi ka zbuluar se ajo ende nuk i ka derdhur atij ne llogari, qofte edhe nje dollar te vetem.