"Vetem 21 % e te rinjve mendojne per pensionin"
E Premte, 04 Maj 2007
Te rinjte dhe pensionet qe do kene ne te ardhmen. Vetem 21 perqind e tyre ne bote ne fakt, arrin te mendoje se do te mund ta gezoje ndonjehere nje te tille. Pjesa tjeter, jo vetem qe paraqitet shume indiferente ndaj nje fakti te tille, porse e quan edhe si nje gje shume te larget, madje edhe qesharake, po ta shkosh neper mendje. Kjo shtrese e te rinjve ne mbare boten, tregohet mjaft e shqetesuar dhe pa besim fare ne skemat e pensioneve te deritanishme ekzistuese, nga te cilat ne fakt kane arritur te perfitojne pensione prinderit e tyre.
Sipas nje studimi perkates te kryer nga Confcomerrcio, 61.8 perqind e te rinjve te intervistuar paraqitet shume pesimiste per skemen reale te pennsioneve. Dhe arrin te shprehet se me pare se te mendohet per per pensionin, duhet qe qeverite e vendeve perkatese te mendojne me pare per te punesuar brezin e ri. Nderkaq, vetem 22 perqind e tyre, eshte e bindur se ne fund te jetes se tij, kuptohet asaj te punes, do te mund te shijoje pensionin publik. Por gjithsesi, te rinjte shprehen shume pesimiste ne lidhje me reformat e ndryshme ne sektorin e pensioneve, te cilat ne fakt do t'i benin ata qe te siguronin nje pension me te larte ne te ardhmen, sesa ai qe gezojne aktualisht prinderit e tyre. Por ka edhe nje kategori te rinjsh, e cila ka besim se ne te ardhmen, do te kete nisma te tilla nga qeverite perkatese, qe do t'i bejne ata te gezojne nje pension sic e meritojne. Por sipas tyre, ata kane nevoje qe t'u jepen garanci te ndryshme nga ana e shtetit dhe qeverive perkatese, ne menyre qe politikat e ndjekura te sjellin rezultate konkrete pozitive. Perballe gjithe kesaj problematike, e cila ne fakt duket si e larget per moshen qe ata kane, porse nuk eshte tamam keshtu, ka edhe zgjidhje. Nder to, te rinjte e shume vendeve te botes, pohojne se njera prej tyre mund te jete ajo e rritjes se moshes se pensionit (Ne fakt, tani ajo ne shume vende te botes, eshte caktuar qe do te jete 60 vjec). shume te rinj jane te mendimit se duhet te shtohet mosha dhe ajo te veje 65 vjec, ne menyre qe ata te cilet perfitojne, ta kene ate te sigurt dhe me nje shifer shume te larte.