PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ne Singapor, vrapohet me shpejt se kudo


E Premte, 04 Maj 2007

Qytetet me ritem me te shpejte

1. Singapori

2. Kopenaghen

3. Madrid

4. Kanton

5. Dublin

6. Kuritiba

7. Berlini

8. New York

9. Utrecht

10. Viena

11. Londra

Ritmet dhe koherat ne qytetet e medha jane shpejt nervoze dhe gjithmone e me frenetike, te shpejtuara. Nderkaq, disa shkencetare te Universitit te Hertfordshire ne Britanine e Madhe, se bashku me British Council, (Enti britanik per marrdheniet kulturore me jashte), kane arritur te cojne para nje studim i cili llogarit ne fakt shpejtesine mesatare te qytetareve te cilet jetojne dhe punojne ne 32 qytete te medha te botes dhe kane hartuar keshtu nje lisitk modest te qyteteve ku njerezit rendin me me shume vrap se kudo.

Por mbi te gjitha, duhet te nenvizojme qe studiuesit kane krahasuar rezultatet e arritura ne nje studim te ngjashem te realizuar para 13 vitesh nga nje studiues amerikan, Robert Levine, nga Universiteti Shteteror i Kalifornise, i cili tamam si edhe shkencetaret e Hertfordshire maten shpejtesine mesatare te qytetareve me disa qytete te botes. Ndersa studimi i ri, u drejtua ne 22 gushtin e vitit te kaluar ne 32 qytete nga paraditja deri ne mesdite. I pari fakt qe ra ne dukje, eshte se shpejtesia mesatare e personave eshte rritur me 10 perqind.

Interneti dhe teknologjia e re. Sipas shkencetareve dhe psikologeve, fakti i rritjes se shpejtesise vitet e fundit, reflekton jeten tone te re telnologjike ne njefare menyre, teper te kushtezuar nga influenca e koheve te reja te shpejtuara nga zhvillimi i internetit dhe i telefonave celulare. Keshtu, arrihet ne perfundimin se teknologjite e re, ne menyre te sforcuar, dashur pa dashur kane influencuar kohet tona dhe jeta jone e perditshme, dashur pa dashur eshte bere edhe me e pershpejtuar. Pershpejtimi me i madh, krahasuar me 13 vjet me pare, eshte realizuar ne disa qytete si Singapori, ne te cilat njerezit ecin ne nje nivel prej 30 perqind me shpejt krahasuar me te kaluaren duke fituar ne kete menyre vendin e pare ne kete klasifikim te ri, ne te cilin tregohet se ne cilat qytete te botes, qytetaret ecin me shpejt.

Nderkaq, ne vendin e dyte te kesaj liste, klasifikohet nje vend si Danimarka. Me kryeqytetin e saj, Kopenaghen, ndersa nje nivel me poshte, renditet kryeqyteti spanjoll, Madridi. Me pas, renditen qytete te tjera te rendesishme per nga zhvillimi ne rang boteror si Kanton (Kine), Dublin, Kuritiba ne Brazile, Berlini, Nee York, qyteti holandez Utrecht dhe Viena e Austrise. Ne dhjete vendet e para, ne fakt, nuk shfaqet asnje qytet italian, ndersa cuditerisht, eshte vetem nje qytet amerikan, ai i Nju-Jorkut. Dhe ne fund te kesaj liste, renditet qyteti "kaotik" i Londres.

Sipas studiesve te ketij studimi, kjo ecje e pershpejtuar e njerezve, eshte nje e mire qe i vjen qyteterimit ne pergjithesi dhe ne vecanti ajo eshte nje e mire e ekonomise se vendeve te ndryshme. Ndersa per personat ne fakt kjo nuk eshte e njejte te thuhet, pasi problemet kardiake te tyre jane shtuar dhe per shkak pikerisht te ketyre ritmeve te detyruara te pershpejtuara ne ecjes se tyre te perditshme, ne kerkim te kapjes se gjerave ne ajer, te cilat ne boten e sotme eshte fakt qe ecin me shpejt se me pare. Dhe nderkaq, kjo ka bere qe ata te largohen edhe me shume nga njeri-tjetri dhe mos jene se bashku si me pare, ne boten ku gjerat ecnin me ngadale se me pare. "Kjo jete frenetike, pra e pershpejtuar, shpjegon Richard Eiseman, shkencetari i cili ka drejtuar kerkimin, "prodhon stres dhe i frenon njerezit qe te kalojne me shume kohe te lire se bashku". Duke shtuar se per fakt te keq, kjo eshte nje nga pasojat e tjera qe mbart qyteterimi i sotem. Nga ana tjeter, thuhet se per kete kategori njerezish, ata kane edhe me pak kohe ne dispozicion per te mbajtur trupin e tyre ne forme. Ushqehen keq, pijne shume, por edhe tymosin duhan me shume se te tjeret te cilet kane nje ritem jetese me te ngadalte ne ditet dhe jetet e tyre. Dhe te gjitha keto gjera, natyrisht qe ndikojne ne perkeqesimin e shendetit te tyre.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika