Balle per balle per Bollanon
Denis Dedej
E Enjte, 03 Maj 2007
Kryetari i Komisionit parlamentar te Politikes se Jashtme, deputeti demokrat Prec Zogaj dhe nenkryetari i LSI-se, Pellumb Xhufi, shprehin qendrimet pas deklaratave te Bollanos per paralelizmin mes minoritetit grek dhe Kosoves
Si e komentoni debatin e shperthyer nga deklaratat e kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano?
Prec Zogaj - “Eshte nje debat qe nuk ka fondament. Eshte nje deklarate qe kerkon te provokoje batuta, kunderbatuta, per nje ceshtje qe nuk ekziston. Ne sigurisht njohim minoritetin grek ne Shqiperi qe eshte vendosur ne luginen e Dropullit. Kemi marredhenie shume te mira me kete minoritet. Ata jane pjese e shoqerise, pjese e shtetit shqiptar. Ata jane ketu njelloj si te gjithe ne qe jemi pjesetar te kombit shqiptar. Nga pikepamja politike dhe institucionale kemi qene gjithnje ne mbeshtetje te gjitha kerkesave te tyre te drejta, qe jane komfort standarde evropiane dhe perendimore per statusin e minorancave. Jane perfaqesuar dhe ne Parlament. Partia e Bashkimit te Drejtave te Njeriut qe mbledh kryesisht votat e minoritetit eshte pjese e koalicionit qeveritar. Te gjitha te tjerat jane provokime, jane edhe deklarata te mbeshtetura ne injorance dhe te mosnjohjes te realitetit.”
Publikimi i videos me ushtare te UCC-se parasheh ndonje skenar te mundshem per
destabilizimin e situates? Si i vleresoni deklaratat e ambasadorit grek Kokosis?
“Nuk shoh destabilizim, natyrisht qe perpjekje ka, sidomos ne vigjilje te zgjidhjes se statusit te Kosoves. Forcat e Ballkanit te vjeter jane rigjalleruar dhe sic kane bere edhe me pare, po e konsumojne edicionin e fundit te perpjekjeve, per te ruajtur statukohen e vjeter, per te ruajtur Ballkanin e ngaterruar, Ballkanin e ndertuar mbi padrejtesi. Keto jane perpjekje pa perspektive dhe pa te neserme. Kursi i epokes qe fillon nga Uashingtoni dhe pastaj shprehet nga NATO, nga vende anetare te NATO-s eshte kursi i lirise, eshte kursi i demokracise, eshte kursi i korrigjimit te padrejtesive historike, sic eshte rasti i Kosoves, rast unik qe ka kerkuar zgjidhjen unike, qe ka merituar vemendjen e SHBA-se dhe vendeve kryesore te kryesore te Perendimit. Keshtu qe forcat e Ballkanit te vjeter, natyrisht do te ndiheshin gjalle, ndihen gjalle sidomos tani kur paketa “Ahtisari” eshte depozituar ne Keshillin e Sigurimit. Pritet qe nje rezolute e Keshillit te Sigurimit te shprehet per pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves. I takon shtetit grek, c’eshte e verteta, te shprehet per autenticitetin e ketyre filmimeve me Ushtri Clirimtare Came, se mund te jene edhe sajime per te terhequr vemendjen, apo per te krijuar pershtypjen se Ballkani eshte i perzier ne lloj-lloj konfliktesh dhe zgjidhja e problemit te Kosoves do te provokoje konflikte te tjera. Njohesit e thelle te Ballkanit, politologet e medhenj qe i shohin keto ceshtje nga nje kendveshtrim i larte, e dine se keto jane spekulime te se kaluares, pa te ardhme dhe nuk kane asnje perspektive. Ne e dime qe pavaresia e Kosoves sjell paqe ne rajon, jemi per zhvillimin e marredhenieve te mira me Greqine, jemi per zgjidhjen e problemeve qe ekzistojne, sic eshte problemi cam. Por duke diskutuar zgjidhjen ne tavolinen e diskutimeve, duke diskutuar legjislacionin kombetar per ceshtjen e pronesise, me kete popullsi te shperngulur me dhune nga vatrat e tyre, ne perfundim te luftes se dyte boterore. Keto jane probleme qe meritojne perkushtim dhe zgjidhje ne bisedime, midis dy vendeve. Rruge te tjera, zgjidhje te tjera, mendoj se jane invencione per te rritur tensionin artificialisht ne kete pjese te Ballkanit.”
Kjo ceshtje shihet e lidhur me diskutimin e statusit te Kosoves?
“Sic thashe edhe me siper, axhenda kombetare ka si pike te pare ne kete periudhe ceshtjen e Kosoves. Axhenda nderkombetare e perfshin ceshtjen e Kosoves, si nje ceshtje qe ka prioritet absolut. Pra ne kete periudhe jemi ne finalizimin e zgjidhjes se nje padrejtesie te madhe qe ka lene pas gjurmet e nje gjenocidi te regjimit serb, rankoviocian, milloshevician e te tjere, kunder popullit shqiptar te Kosoves. Perpjekje per te zhurmuar kete zgjidhje historike, apo perpjekje per te ndezur zjarre te vogla, per te krijuar idene e nje konfuzioni, te nje rremuje jane perpjekje qe kuptohen me lehtesi. Tirana nuk zhbalancohet, Tirana ruan busullen e demokracise, te politikes paqesore ne rajon, te politikes pro NATO-s dhe politikes per integrim ne Evrope.”
Si duhet te kishte reaguar shteti shqiptar?
“Une mendoj qe shteti shqiptar nuk ka bere keq qe ka mbajtur pak a shume qendrimin qe te gjithe njohim, duke i dhene ate rendesi qe ka. Une nuk jam specialist i Kushtetutes qe te shprehem per kushtetutshmerine e deklaratave te Bollanos. Nuk e di ne jane ato antikushtetuese apo jo. Ato jane deklarata pa asnje baze qe tentojne te krijojne nje zhurme, deklarata pa pasoja. Se nuk mund te sajohen kauza inegzistente, as ne deklarata dhe as me para. Dhe per kete arsye them se shteti shqiptar ka ruajtur kete raport. Tjeter eshte shteti, tjeter eshte nje njeri qe ben deklarata te tilla.”
Si e komentoni debatin e shperthyer nga deklaratat e kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano?
Pellumb Xhufi - “Sigurish eshte nje debat i cili meriton vemendje dhe ne deklaraten e zotit Bollano ka te pakten dy gjera te cilat duhet pasur parasysh. Eshte koincidenca ne kohe, ne momentin e percaktimit te statusit te Kosoves dhe kjo nuk eshte nje koincidence e rastesishme dhe ajo c’ka duhet theksuar ketu nuk kemi te bejme me nje lapsus apo me nje shkarje, shashke te nje kryetari bashkie sic eshte edhe zoti Bollano. Qe perndryshe eshte i njohur per dalje per deklarata te tilla provokative. Problemi shqetesues eshte qe zoti Bollano nuk eshte autor i ketij paralelizmi apo ekuacioni qe lidhet me ceshtjen e statusit te Kosoves dhe te ashtuquajturi “Vorio Epir”. Nje deklarate te tille e ka bere qe ne vitin 1993 perfaqesuesi me ekstremist i nacionalizmit grek jashte, ne Amerike, Nikolas Geixh, ne nje artikull qe ka botuar ne ate kohe ne gazeten “Eashington Times”. Dhe c’eshte me e rendesishme, se edhe kjo nuk do te ishte aq e rende ne gjykim tim, po ne vitin 1993 kete ide e ka theksuar me force ne nje deklarate per shtyp, ish-Kryeministri grek i asaj kohe Kostandin Micotaqis, i cili pikerisht ka thene qe ne nuk do te lejojme qe ne marredheniet me Shqiperine te kemi dy masa dhe dy kute, dhe te kerkojme nga Shqiperia qe t’i jape “Vorio Epirit” te njejtat te drejta dhe te njejtin status qe do te kete Kosova dhe shqiptaret e tjere ne ish-Jugosllavi. Pra kemi te bejme me nje teze te maturuar ne ambiente te tjera dhe jo ne Himaren tone dhe qe zoti Bollano per fat te keq behet zedhenes i nje teze te tille, duke ndezur me te drejte nje debat dhe nje zemerate te opinionit publik ne Shqiperi. Ajo c’ka duhet te thuhet, qe eshte e rende dhe revoltuese ne kete rihedhje te tezave dhe te qarqeve greke per fat te keq dhe te qarqeve zyrtare greke mbi dhenien e statusit te ashtuquajturin “Vorio Epir” te njejtin me statusin e Kosoves, une e shoh shume te rrezikshme, shume te helmatisura sepse rrezikojne dhe drejtojne kunder stabilitetit ne rajon. Ketu nuk behet fjale vetem per marredheniet e Shqiperise me Greqine, te cilat jane shume te mira dhe duhet te punojme qe te behen akoma me te mira. Pra nuk behet fjale per helmimin e ketyre marredhenieve, por per te krijuar probleme me nje rreze shume me te gjere se c’eshte ajo e marredhenieve shqiptaro-greke. Posacerisht zoti Micotaqis ka pasur edhe tundime te tjera ne ate kohe, ne ate kohe qe ishte kryeminister pervec kesaj qe thashe, sic eshte edhe rasti i Maqedonise dhe te cilat u denuan rende. Qendrime te cilat u denuan ne radhe te pare ne Bashkimin Evropian, ku Greqia ben pjese. Keshtu qe une jam i bindur qe ne kete pikepamje dhe ne kete optike duhet trajtuar edhe kjo teze e rrezikshme, jo miqesore dhe krejtesisht e pabazuar, as politikisht, as historikisht, as moralisht nga teze e rihedhur nepermjet gojes se nje kryebashkiaku te Himares. Prandaj mendoj qe ky debat qe i frytshem dhe eshte i domosdoshem, ne mos per gje tjeter, per ta mbyllur kete ceshtje, e cila nuk parasheh asnje gje pozitive.”
Publikimi i videos me ushtare te UCC-se parasheh ndonje skenar te mundshem per
destabilizimin e situates? Si i vleresoni deklaratat e ambasadorit grek Kokosis?
“Ambasadori grek zoti Kokosis gjykoi qe beri nje hap te papershtatshem dhe te shpejte kur doli ne krah te Bollanos, dhe kur ne nje fare menyre jo fort te qarte dhe jo ne menyre transparente mbrojti idete e shprehura kuturu nga zoti Bollano. Keshtu qe une gjykoj qe nuk eshte ne perputhje me statusin dhe me qellimet dhe me misionin e tij si ambasador, si lidhes urash, si katalizator per zhvillimin dhe mpiksjen e marredhenieve greke, qe te dale ne pozicione te tilla te cilat jane krejtesisht te qortueshme dhe te papershtatshme. Kurse per sa i perket videos, ajo eshte dhene me sa di une nga nje media greke qe shquhet per pozicionet e saj ekstremiste, nje media qe ne fund te fundit nuk na ndonje perhapje dhe ndonje nam te mire vete brenda Greqise. Keshtu qe gjykoj se duhet te merret me shume rezerve. Gjithsesi eshte e pritshme qe ne keto momente vendimtare, ne keto momente historike, qe percaktohen nga e ardhmja e Kosoves qe eshte nje pjese e rendesishme e rajonit tone, do te riaktivizohen edhe qarqet nacionaliste ne vendin fqinje, ashtu si edhe ne vende te tjera. Keshtu qe, une nuk shoh ndonje cudi qe gjera te tilla te dalin edhe ne ditet e ardhshme. Rendesi ka qe politika zyrtare e shteteve perkatese, politika zyrtare e Greqise ne rastin konkret, te distancohet dhe ne rastin me te keq, te mos rreshtohet ne krah te deklaratave apo ne krah te aksioneve te tilla.”
Kjo ceshtje shihet e lidhur me diskutimin e statusit te Kosoves?
“Natyrisht qe deklaratat e zotit Bollano percaktohen, jane bere jo rastesisht ne kete moment historik per Kosoven. Sic u pergjigja me lart, ne menyre komplet abuzive eshte bere edhe nga politika zyrtare greke ne vitet e kaluara, per te qene i sinqerte. Eshte bere nje lidhje midis Kosoves dhe Shqiperise se jugut, ate qe ne gjuhen nacionaliste dhe shoviniste greke quhet “Vorio Epir”. Duke pretenduar qe ky i ashtuquajtur “Vorio Epir” te ndjeke kemba-kembes ato te drejta dhe ato statuse qe do te merrte dhe Kosova. Keshtu qe kjo eshte arsye, qe ide te tilla apo teza te tilla, qe jane hedhur edhe perpara, te intensifikohen dhe te dalin ne siperfaqe ne keto dite. Natyrisht une jam shume i qetesuar kur shoh qe nje teze e tille nuk hidhet nga Athina zyrtare, nga autoritetet greke, nga perfaqesuesit zyrtar te shtetit te grek. Por, hidhen nga nje person, nga nje kryetar bashkie qe ka mandatin te qeverise komunitetin e tij himariot dhe jo te merret me politikat kaq te medha qe nuk i mbajne dot shpatullat e tij. Per kete arsye them qe edhe ky episod duhet trajtuar si i tille, duhen pare me vemendje implikimet qe ai ka dhe qe une pershkrova me te kaluaren dhe qe jane shqetesuese. Duhen pare njeheresh dhe ndjekur me vemendje se cfare reagimesh te tjera ose cfare zhvillimesh te metejshme mund te kete nje deklarate e tille dhe duhet te denoncuar dhe demaskuar nje deklarate e tille, si nje provokim i cili ne fund te fundit ka per qellim dhe do te kishte si rezultat te fundit, prishjen e klimes se nje marredhenieje shume te mire qe ne kemi me Greqine. Dhe ne kuptim me te gjere edhe komprometimin te marredhenieve te stabilitetit qe ne aktualisht perjetojme me te gjitha vendet e rajonit tone, te Ballkanit.”
Si duhet te kishte reaguar shteti shqiptar?
“Shteti shqiptar, qeveria shqiptare, po tregon se ka nje stomak shume te forte, se shume gjera ka kaperdire ne kete muaj dhe ne keto vitet e fundit. Gjykoj qe zoti Bollano me deklaraten e tij ka dale jashte detyrave dhe funksioneve te tij kushtetuese. Me deklaraten e tij shkel ne nje terren te rrezikshem, duke vene ne pikepyetje disa vlera qe ne si popull, te gjithe si shqiptare i kemi. Por duke shkelur me dy kembet edhe mbi disa parime kushtetuese sic eshte edhe ai, i cili denon cdo tentative per te mbjellur urrejtjen etnike midis vete shqiptareve. Ne kete kuptim, zotit Bollano ne nje fare menyre te pakten i duhej “terhequr veshi” nga ata qe jane institucionalisht mbi te dhe nje gje e tille faktikisht nuk eshte bere. Kjo tregon qe qeveria shqiptare ka zgjedhur pozicionin e “strucit” qe perball shfaqjeve te tilla, perballe provokimeve te tilla, qe nuk jane te paret, ka preferuar te heshte, duke menduar se kjo eshte zgjidhja me e mire. Une gjykoj qe kjo nuk eshte zgjidhja me e mire aty ku shkelen parime te shenjta. Aty ku shkelen ligje dhe Kushtetuta, shteti shqiptar ka per detyre qe te nderhyje dhe ky ishte edhe rasti i deklarates provokuese te zotit Bollano.”