Nesta, "adio" kombetares se Italise
E Marte, 02 Mars 2010
Rikthimi i Alesandro Nestes ne ekipin kombetar te Italise, ka marre nje pergjigje perfundimtare prej trajneri te kombetares. Marcelo Lipi eshte shprehur se Nesta nuk deshiron qe te jete pjese e axurreve, ne finalet e Kupes se Botes: - "Me ka thene, se nuk do te jem me tej, pjese e skuadres. Me vjen keq, do te kisha dashur qe te ishte serish me ekipin, por respektoj vendimin". Ndeshja e fundit e Nestes, me fanellen e Italise eshte luajtur ne 11 tetor te vitit 2006, kur Italia fitoi ndaj Gjeorgjise.