Aksidentet, ana tjeter e medaljes ne Vankuver
E Marte, 02 Mars 2010
Gezimi i Lojerave Olimpike te Vankuverit u zbeh prej aksidenteve te shumta, qe arriten kulmin me vdekjen e sportistit gjeorgjian, Nedar Kumaritashvili. Ne kete drejtim, me pak spektakel i panevojshem do te perbente me teper siguri per jeten e atleteve. Ne kujtese mbetet edhe nje vendim sportiv i padenje: ai ne garen e kombinimit nordik. Por ne 86 gara qe jane zhvilluar ne keto Lojera, edhe nje gabim mund te falet. Ne pergjithesi Lojerat Olimpike Dimerore te Vankuverit, meritojne note pozitive. Ato, pavaresisht kostos se kartes, sollen progres dhe gara interesante duke shtuar interesin e tifozeve vendas gjate gjithe kohes, por edhe te opinionit boteror.
2.680 sportiste
Kaq ishte numri i sportisteve nga e gjithe bota, qe moren pjese ne keto lojera. Kanadaja fitoi medaljen e fundit te arte, ne ndeshjen e Hokeit ndaj SHBA-se. Vendet fqinje siguruan me shume medalje. Rusia, organizatorja e lojerave te radhes, deshtoi ne Vankuver, per numrin e medaljeve te fituara.