Mbyllet Olimpiada e Dimrit, me shume medalje per Kanadane dhe SHBA
E Marte, 02 Mars 2010
Me nje ceremoni madheshtore qe u zhvillua ne Vankuver jane mbyllur Lojerat e Dimrit. Pas 17 diteve, 285 medaljeve te fituara dhe me nje sportist te vdekur si ne skenat horror, Olimpiada e Dimrit eshte mbyllur dje pasdite. Ne pergjithesi garat shenuan nje sukses te padiskutueshem per vendin organizator, qe fitoi me shume medalje ari, 14 dhe fqinjit, SHBA-se, me numrin me te madh te medaljeve te fituara ne total, 37. Olimpiada eshte mbyllur me ndeshjen e Hokejit, mes Kanadase dhe SHBA-se qe u fitua ne kohe shtese nga ekipi kanadez. E gjitha Kanadaja e kishte perqendruar vemendjen nga kjo ndeshje.
"Lojerat Olimpike kane qene vertet fantastike dhe perfundimi ka rezultuar emocionues," - theksoi Don Sharpe nga Vankuveri, nje prej 17.000 tifozeve te pranishem ne finalen e Hokejit. Dimri i bute i dha nje zhvillim me normal Lojerave te Dimrit. Lojerat Olimpike Dimerore te Vankuverit meritojne vleresimin "mire" deri dicka me shume, sepse ofruan gara sportive te klasit te pare. Pas sportisteve kanadeze dhe atyre te SHBA-se, nga Evropa duhet thene se ishin sportistet gjermane me te suksesshmit per medalje te fituara. me pervoje po largohen, por Gjermania s'ka shkas per frike.
Lojerat Olimpike Dimerore te Vankuverit na ofruan gara sportive spektakolare, terheqese dhe emocionale. Nje medalje meritonte edhe atmosfera perreth qendrave ku zhvilloheshin garat sportive. Kanadezet ofruan bashke me shume miq nga e gjithe bota nje feste sa sportive edhe festive, dhe kjo per faktin se sportistet vendas fituan numrin e me te madh te medaljeve. Kanadezet ia arriten qellimit te programit te tyre mjaft te diskutuar "Own The Podium": Qeveria dhe Komiteti Olimpik Kanadez, kishin investuar rreth 82 milione euro, qe Kanadaja te renditej e para per medalje ne radhen e pjesemarresve. Kjo deshmon edhe nje here, se parate e shumta nuk jane garanci per medalje, por i rrisin ndjeshem shanset per te arritur nje sukses te tille. Gjermania nuk arriti te dilte e para per medalje te fituara, por sportistet gjermane fituan dhjete medalje ari, pra vetem nje me pak se para kater vjetesh ne Torino. Kenaqesi te jep edhe fakti se edhe pse ka ende sportiste qe vazhdojne te marrin doping, gjate dy javeve te Lojerave te Dimrit nuk pati raste te tilla.