PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Trajneri Uorthington ndjek kuqezinjte ne DVD: Meritojne me teper respekt


E Marte, 02 Mars 2010

Irlanda e Veriut ka nisur udhetimin per ndeshjen miqesore te dites se merkure, ndaj Shqiperise, me kater mungesa te rendesishme. Kris Brant, Varren Fini, Damien Xhohnson dhe Garet Mekauli nuk jane nisur me ekipin e tyre, per miqesoren e 3 marsit. Brant ka pasuar nje demtim te papritur, nderkohe qe Xhohnson eshte demtuar ne menyre krejt te paparashikueshme dhe ka marre keshilla qe te mos luaje ne kete ndeshje. Finei do te mungoje ndaj kombetares sone, sepse gruaja e tij eshte ne prag te lindjes, kurse Mekauli eshte demtuar ne ndeshjen e fundit te Ipsuic Taunit, ne Premier Ship. Mesfushori i Selltikut, Niall MekGin parashikohet qe te rikthehet ne kete ndeshje, pas nje demtimi qe kishte pesuar pak kohe me pare. Irlanda e Veriut ka mberritur gjate dites se djeshme ne Tirane dhe ka vijuar seancen e pare te stervitjes ne "Qemal Stafa". Sot pasdite, ne orarin e ndeshjes 20:45, irlandezet do te zhvillojne seancen e fundit te stervitjes, ne kryeqytetin shqiptar. Trajneri Uorthington deshiron qe te shenoje nje fitore per ekipin e tij, pas disa barazimeve qe skuadra ka shenuar ne ndeshjet e kaluara me Polonine dhe Republiken Ceke, gjate eliminatoreve te Kupes se Botes."Shqiperia ndodhen ne vend te 91-te dhe ne jemi ne vend te 40 -te. Nga ky tregues duket se fitorja do te jete e lehte per ekipin tone", - theksoi Uorthington. "Kam ndjekur me DVD, disa nga ndeshjet e kaluara te Shqiperise. Ekipi shqiptar ka arritur rezultate shume te mira dhe do te jete nje kundershtar shume i forte. Per mendimin tim duhet te ishin pozicionuar me mire ne klasifikimin nderkombetar", - thekson trajneri i Irlandes se Veriut.



Kalendari i fazes se trete nis me perballje te veshtira per ekipet e fundit

Gramozi kerkon te sfidoje kryesuesit, Skenderbeu mysafir ne Kavaje

Pas dy ndeshjeve te prapambetura te Skenderbeut, qe i zhvilloi gjate javes se fundit, automatikisht eshte percaktuar edhe kalendari i fazes se trete, ne Kategorine Superiore. Kalendari eshte pritur me interes nga skuadrat e fundit ne kalsifikim, te cilat pretendojne mbijetesen dhe gara mes tyre do te kete te vetmin interes, deri ne perfundim te edicionit. Dinamo, kryesuesja e kampionatit eshte ne pritje te titullit kampion, dhe dy ekipet ndjekese, Besa dhe Tirana do te kenaqen me pozicionet aktuale, per te prere secila nga nje bilete evropiane. Sakaq, ne ndeshjet e javes se pare te fazes se trete Gramozi i vendit te fundit do te udhetoje drejt Tiranes, per t'u perballur me ekipin kryesues, Dinamon. Nderkaq, Skenderbeu i Mirel Joses do t'i beje llogarite per te siguruar fitoren e trete radhazi, perballe Beses se Kavajes. Ne ndeshjet e ardhshme kalendari rezervon perballje te veshtira edhe per Kastriotin e Krujes, si dhe per Flamurtarin e Vlores, qe do te luajne po ashtu jashte fushes se tyre.



Java XXIII

Dinamo - Gramozi

Besa - Skenderbeu

Tirana - Kastrioti

Laci - Flamurtari

Shkumbini - Vllaznia

Teuta - Apolonia



Java XXIV

Skenderbeu - Dinamo

Kastrioti - Besa

Flamurtari - Tirana

Vllaznia - Laci

Apolonia - Shkumbini

Teuta - Gramozi








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika