PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Duro: Irlanden e Veriut, mat progresin kuqezi


E Marte, 02 Mars 2010

Aranit Muraci

Nje fitore e mundshme ne miqesoren e dites se neserme me Irlanden e Veriut, nuk do te kete ndonje rendesi te madhe per kuqezinjte, pasi trajneri Josip Kuzhe ka bere te qarte se me i vlefshem do te jete testi i cdo lojtari qe do te zbrese ne fushe. Kroati do te vendose per riformatimin e skuadres, pasi te kete vezhguar nje per nje te gjithe futbollistet qe do te kene ne dispozicion te tij. Megjithate, fitorja eshte nje prej synimeve te lojtareve titullare qe do te aktivizohen ne fillim te ndeshjes, pasi vetem suksesi perballe nje skuadre me te forte do te thote progres. Para testit te rendesishem, ne vigjilje te eliminatoreve te "Euro 2012", mesfushori Klodian Duro beson ne nje fitore. "Perballe Irlandes se Veriut do te luajme nje miqesore, si te tjerat. Fitorja eshte e rendesishme per ekipin tone si ne cdo ndeshje tjeter,- thote mesfushori, Klodian Duro, - duhet te fitojme miqesoren, per te treguar se jemi nje skuader ne rritje dhe jam i bindur se me maksimumin tone do te arrijme ne nje rezultat pozitiv. Kemi zhvilluar vazhdimisht ndeshje te medha dhe nese do te arrijme qe te krijojme stabilitetin e munguar, edhe ne rezultate, suksesi ne eliminatoret e radhes do te jete i padiskutueshem". Mesfushori i Ael Limasolit ne Qipro i eshte bashkuar paradite ekipit tone perfaqesues. Me pare, te paret qe kane nisur grumbullimin ishin futbolliste nga kampionati shqiptar. Mesfushori i Tiranes, Gjergj Muzaka theksoi se Kuzhe ka ftuar lojtaret me te mire qe jane ne dispozicion te kombetares per momentin dhe tani i mbetet ekipit qe te tregoje veten, perballe Irlandes se Veriut. "Trajneri pa diskutim, ka ftuar lojtaret me te mire ne prag te ketij takimi miqesor. I mbetet ekipit qe te tregoje veten ne fushe. Kam besim se skuadra jone perfaqesuese do te zhvilloje nje ndeshje te mire, me qellim qe tifozet te mbeten te kenaqur. Fitorja do te i jape me shume besim ekipit, para takimeve te tjera", - perfundoi Muzaka. Gjate historise, kuqezinjte jane ndeshur ne 11 takime me Irlanden e Veriut dhe kane arritur te fitojne vetem nje ndeshje. Kundershtari i miqesores se 3 marsit, ne eliminatoret e fundit te Kupes se Botes, ishte prane kualifikimit per pas ndeshjeve te fundit mbeti jashte kompeticionit.

Kuqezinjte, te gjithe

Kuqezinjte jane kompletuar ne mbremje vone, para sfides miqesore me Irlanden e Veriut. Te ftuarit e fundit, per te qene gati para miqesores se pare per kete vit, kane mberritur ne mbremjen e djeshme. Lojtaret qe kane qene te angazhuar kryesisht me ekipet e tyre evropiane, si Cana, Lala dhe Bogdani kane mberritur te fundit. Ne seancen e djeshme, paradite, kane qene vetem lojtaret te kampionatit tone dhe disa te tjere qe kane ardhur me mengjes, te cilet luajne kryesisht ne vendet e lindjes. Sakaq, trajneri Josip Kuzhe zhvilloi me ta nje analize taktike dhe pasdite ne "Niko Dovana" eshte zhvilluar seanca e radhes. Sot nen urdhrat e trajnerit, Josip Kuzhe do te jene te gjithe lojtaret kuqezi. Sot ne dreke, trajneri do te jape nje konference shtypi, se bashku me mesfushorin Lala,






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika