PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Sherr per pronat ne "Ujin e Ftohte", perleshen dy grupe


E Marte, 02 Mars 2010

Vlore- Konfliktet e pronave zhvendosen nga Orikumi ne "Ujin e Ftohte" te Vlores. Nje debat mes dy grupeve, per pak sa nuk perfundoi ne pergjakje mengjesin e dites se djeshme, ku nuk munguan konfrontimet fizike dhe kercenimet. Shkak jane bere pretendimet per pronat ne "Ujin e Ftohte", prane vilave qeveritare, per shkak te nje leje ndertimi qe eshte dhene dhe rrethimit te siperfaqes qe dikur ka qene ne pronesi te NB Frutore Vlore. Nga njera ane jane pronaret qe e kane perfituar kete toke me ligjin nr. 7501 dhe ne krahun tjeter grupi i personave qe kane perfituar lejen e ndertimit. Toka ne fjale figuron te jete ne procese gjyqesor mes palesh, nderkohe qe ndertuesit kane kufizuar hapesiren prej rreth 45 mije m2 toke ne total, e ndare ne parcela mes ish-punetoreve te NB Frutore Vlore. Ata kane vendosur llamarina dhe nje porte hekuri ne hyrje te prones, duke penguar keshtu ish-punetoret qe jane ende ne proces gjyqesor. Per te qetesuar situaten ka nderhyre edhe policia vendore, ndersa palet kane arritur deri ne konfrontime fizike, ku jane perdorur edhe grushte. Gjate dites se djeshme, ne Orikum u protestua nga banoret po per shkak te zaptimit te pronave ne bregdet.

O. Hila


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika