Qarkullonin me droge, 7 te arrestuar ne Shkoder e Elbasan
E Marte, 02 Mars 2010
Dy operacione te agjenteve te Antidroges ne Elbasan dhe Shkoder, kane cuar ne qeli shtate persona te dyshuar, nga te cilet 2 jane te mitur, ndersa u sekuestrua 1.5 kg lende narkotike e dyshuar si hashash. Goditja e pare eshte bere ne qytetin e Elbasanit, ku u kapen Gjergji Kushta 19 vjec, Klodian Zana 18 vjec, dhe dy 15 vjecaret me inicialet Gj. R., dhe L. C., si dhe Armir Tashi, 20 vjec, me akuzen e "posedimit te lendeve narkotike". Gjate operacionit u gjet dhe sekuestrua nje sasi prej 1kilogram kanabis sativa, qe dyshohet se do shperndahej te klientet ne lokale. Gjate kontrollit te banesave u gjet edhe nje arme automatike tip "Kallashnikov". Aksioni i dyte eshte zhvilluar ne aksin rrugor Shkoder-Lezhe, ku patrulla ndaloi oret e vona te se dieles Bardhok Kolaj 48 vjec, banues ne fshatin Mjede dhe Sadih Kruja 55 vjec, banues ne Shkoder. Ne vendin e quajtur "Plezhe", pas kontrollit te ushtruar ne mjetin tip "Benz" me targa SH0951E, ne pronesi te Kolajt, u gjeten dhe sekuestrua nje pako me 495 gram lende narkotike. Ndaj te ndaluarve u ngrit akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".