Rreh dhe grabit kamerierin ne lokal
E Marte, 02 Mars 2010
Durres- Grabit me dhune ne mes te dites dhe ne sy te dhjetera klienteve te nje lokali ne qytetin e Durresit, prangoset i "tmerrshmi" Ilir Gjermani. I njohur per precedentet e tij te shumte per sulme agresive ndaj personave te ndryshem, 33-vjecari eshte bere perseri protagonist duke sulmuar edhe nje kamerier lokali, te cilit i ka grabitur pasi e keqtrajtoi, plote 9 mije leke te xhiros ditore. Burime zyrtare njoftuan se ndaluan te dyshuarin Ilir Ismaili, i njohur me pseudonimin "Ilir Gjermani" dhe ngriten ndaj tij akuzen e "vjedhjes me dhune".
Denoncimi eshte bere gjate dites se diel, nga i demtuari kamerier ne lokalin "Pink", ne lagjen nr. 1 te Durresit. I mituri me inicialet R. D., vetem 16 vjec, oret e pasdites ka pasur si klient edhe 33-vjecarin. Fillimisht "Gjermani" nuk ka pranuar te paguaje dhe me pas i ka kerkuar kamerierit parate e xhiros, nen kercenimin me jete. Kur djaloshi ka kundershtuar, 33-vjecari e ka goditur disa here me grushte, duke i marre me force shumen e lekeve, qe sipas te demtuarit shkonte ne 9 mije leke te xhiros ditore. Menjehere pas largimit te te dyshuarit, i mituri ka njoftuar policine i ndihmuar edhe nga stafi i lokalit dhe brenda disa oresh, uniformat blu arriten te shoqeronin dhe me pas ndalonin Ilir Ismailin.
"Agjentet Kunder Krimeve ndaj Prones bene te mundur identifikimin, kapjen e ndalimin brenda nje kohe te shkurter te autorit te dyshuar per kryerjen e vjedhjes me dhune te parave, ndersa eshte denuar dhe arrestuar disa here me pare per krime kunder personit dhe pasurise", njoftoi policia vendore dje. Ilir Ismaili (Gjermani), njihej per precedentet e tij penal dhe rrezikshmerine shoqerore sipas policise dhe ishte banues ne lagjen nr. 7 te Durresit. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar edhe parate e grabitura kamerierit, kurse hetimet i vijon prokuroria.
Levizte me pistolete ne brez, kapet 43-vjecari
Durres- Levizte i armatosur ne qytet, prangoset i dyshuari 43 vjecar. Mynyr Tahiraj, banues ne lagjen nr. 17 te Durresit, eshte kapur dy dite me pare nga uniformat blu ne flagrance ne lagjen nr. 17, me nje arme zjarri pistolete "Crvena Zastava", e kalibrit 7.65 mm dhe nje kreher me 6 fisheke, qe i mbante pa leje. Menjehere pas ndalimit, ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e "prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake".