PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Vrasja e gjimnazistit te mitur, pranga te tretit


E Marte, 02 Mars 2010

Durres- Ekzekutimi pas nje sherri banal ne restorant, mes nje grupi gjimnazistesh ne Durres, con ne pranga edhe nje person te trete. Burime zyrtare njoftuan dje se ndaluan si te dyshuar 16-vjecarin gjimnazist, me inicialet D. Sh., banues ne lagjen nr. 4. I mituri dyshohet se ka mbajtur pas krimit armen pistolete, me te cilen eshte qelluar ne drejtim te Kledi Myzyrit 17 vjec, i cili ka vdekur ne vend dhe E. C., 15 vjec, i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth ores 15:00 prane restorant "Sydney" ne lagjen nr. 1 te qytetit bregdetar, kur nje grup te rinjsh gjimnaziste, shoke me njeri-tjetrin po festonin se bashku. Gjate drekes dy palet jane perfshire ne nje grindje, me fyerje e ofendime per shkak te femrave dhe kaq ka mjaftuar, qe tre te dyshuarit t'i prisnin jashte kundershtaret. Sapo Myzyri dhe shoku i tij kane dale nga dera, Irdis Curri 16 vjec dhe Radi Bucpapaj 19 vjec, i kane qelluar me disa plumba e me pas jane larguar. Curri eshte nxenes ne shkollen e mesme "Lady Dajana", djali i biznesmenit te vrare dy muaj me pare ne lagjen nr. 9, Luan Currit. Policia tha se nuk ka qene shkak i krimit hakmarrja per vrasjen e te atit, por nje grindje banale mes shokesh. Radi Bucpapaj sipas policise, vazhdon shkollen e "Mjeshterise Sportive" ne Durres. Policia ka bllokuar armen e krimit, gezhojat dhe akuzon te ndaluarit per "vrasje te kryer ne rrethana cilesuese, ne bashkepunim", "mbajtje pa leje e armeve" dhe "ndihme e autorit te krimit".






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika