PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tirane, dy gra vetevriten duke u hedhur nga ballkoni


E Marte, 02 Mars 2010

Tirane-I kane dhene fund jetes tragjikisht, duke u vetehedhur nga ballkoni i shtepise se tyre, dy nena te reja. Shqipe Mustafa 35 vjece, ne nje fraksion te sekondes ka marre vendimin veteflijues, duke u hedhur nga kati i peste i dhomes se gjumit te saj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19.30, ne kullen nr.6 te pallateve "Almak" ne rrugen "Don Bosko". Burime te policise bene te ditur se gruaja 35-vjecare, ka qene ne dhomen e gjumit duke biseduar me bashkeshortin dhe pas kesaj bisede, ky i fundit ka zbritur poshte ne nje bar te lagjes te pinte nje kafe. Ndersa ne kuzhine ndodhej kunata e viktimes, se bashku me djalin 3-vjecar te ciftit Mustafa. Te qarat e djalit te vogel, e kane detyruar kunaten te shkoje menjehere ne dhomen e gjumit, per te qetesuar djalin e vogel. Por kur ka shkuar ne dhome, nuk ka pare askend. Menjehere ka zgjatur koken ne dritare dhe aty ka pare trupin e pajete te kunates se saj 35-vjecare. E tronditur nga ngjarja, kunata ka lajmeruar te vellain ne telefon, i cili nen ngasherema lotesh, ka marre trupin e bashkeshortes dhe e ka derguar ne Spitalin Ushtarak. Me gjithe kohen e shpejte te mberritjes, per shkak te afersise me lagjen "Don Bosko", 35-vjecarja nuk ka mundur dot te shpetoje per shkak te plageve te renda ne koke. Policia ka kryer te gjitha procedurat ne vendngjarje, ndersa ka marre ne pyetje per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes bashkeshortin e viktimes dhe motren e tij. Mendohet se problemet e brendshme familjare, apo problemet ekonomike, jane shkaktare te ketij veprimi te 35-vjecares, nene e nje djali 3-vjecar. Po dje ne dreke, nje 39-vjecare, Albana Vreto, i ka dhene fund jetes duke u vetehedhur nga ballkoni i katit te katert te shtepise. Ngjarja ka ndodhur ne "Rrugen e Kavajes", prane bllokut te ambasadave. Shkak i veprimit te 39-vjecares, e martuar me femije, mendohet te kete qene depresioni.

Ledi Koraqi



Vetevrasja

Bashkeshorti ka marre trupin e 35-vjecares, dhe e ka derguar ne Spitalin Ushtarak. Me gjithe kohen e shpejte te dergimit, ajo nuk ka mundur dot te shpetoje per shkak te plageve te renda ne koke.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika