PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit


E Marte, 02 Mars 2010

Pak dite pasi kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, u premtoi disa nxenesve fillimin e shpejte te punimeve per rigjallerimin e sheshit "Skenderbej", ka filluar ta konkretizoje nje gje te tille. Me sakte, ai po i hap rrugen rindertimit, duke rikonstruktuar disa rruge dytesore, me qellim devijimin e trafikut. Kryebashkiaku Rama beri me dije se, me qellim perballimin e flukseve te trafikut dhe lehtesimin e levizjes ne nje periudhe tranzitore, deri ne perfundimin e rrjeteve rrugore kryesore, si: pjesa verilindore e "Unazes se Vogel", apo dhe pjesa jugperendimore e "Unazes se Madhe". Bashkia e Tiranes ka filluar procesin e rikonstrusionit te 4 rrugeve. Behet fjale per rruget "Abdi Toptani", "Bardhok Biba", "Urani Pano" dhe rruga pas Pallatit te Kultures. Kryebashkiaku Rama gjate inspektimit te punimeve perseriti domosdoshmerine e shpronesimit te "arteries" se Unazes nga ana e qeverise, gje e cila do te mundesoje fillimin e punimeve ne sheshin "Skenderbej". "Sot po prezantojme perpjekjen tone per te hapur nje rruge ndihmese provizore, e cila do te mund te devijoje trafikun, duke lejuar fillimin e punimeve ne sheshin "Skenderbej", i cili - ndaj ketu bindjen me te gjithe qytetaret- eshte domosdoshmerish sot i detyrueshem per te filluar, por nderkohe perseris qe zgjidhja perfundimtare eshte hapja e gjurmes se Unazes se Vogel", tha Rama. Kjo do te beje te mundur qe punimet ne sheshin "Skenderbej" te mos ndikojne aspak ne trafikun rreth e rrotull sheshit, nderkohe qe ne te kundert do te na duhet qe te perballemi me veshtiresi jo te vogla.



Sheshi

Rama deklaroi dje se fillimi i punes ne kantierin e sheshit "Skenderbej", tashme eshte afer. "Pasi kemi bere konkursin, pasi kemi bere gjithcka gati, kemi marre edhe financimin nga miqte tane kuvajtiane per pjesen me te madhe te punes dhe eshte e domosdoshme qe kjo pune te filloje", tha Rama.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika