PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane


E Marte, 02 Mars 2010

Sonila Isaku

Perdet ne sy jane nje nga problemet shendetesore qe hasen me shume tek moshat e trete. Vetem per vitin e kaluar ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", jane kryer te pakten 1.875 operacione. Nderkohe mjeket shpjegojne se moshat e treta preken edhe nga tensioni i syrit.

Operacionet

Katarakta e syrit apo sic njihet ne gjuhen popullore perdja e syrit, eshte semundja me e shpeshte tek shqiptaret. Sipas mjekeve okuliste ky problem ka ardhur ne rritje, vetem ne nje vit ne QSUT u kryen 1.875 operacione per heqjen e perdes, duke e renditur keshtu ne semundshmerine qe ze vendin e pare per operacione. Specialistet thone se kjo semundje eshte me e shpeshte tek te rriturit, ndersa tek femijet vihet re nje shtim i rasteve te strabizmit. "Ne punen tone te perditshme me shume hasim raste te perdes se syrit dhe te tensionit ne sy. Per te paren kemi edhe numrin me te madh te rasteve te cilet kerkojne edhe nderhyrje mjekesore. Nderkohe qe per tensionin ne sy ndiqet rruga e mjekimit", ka pohuar Eralda Lici, mjeke okuliste. Sipas saj, shqiptaret nuk eshte se kane nje ndergjegjesim te madh per te shkuar tek mjeku dhe per tu kontrolluar syte. "Shpesh here shumica e pacienteve e mesojne se kane nevoje per syze vetem ne momentin qe shoqerojne dike tjeter, ketu tek ne" pohon specialistja.

Femijet

E ndersa per te rriturit mbeten problem perdet dhe tensioni, tek femijet haset me shpesh strabizmi apo nevoja per te vene syze per shkak te pamjaftueshmerise se shikimit. Mjeket pohojne se tek moshat e vogla, jane prinderit te cilet duhet te tregojne kujdes. "Ajo qe une do te keshilloja per prinderit, eshte te jene te vemendshem me femijet e tyre, duke i pare se sa larg e shohin televizorin, sa afer i shohin librat, a e kthejne koken me kend per te pare televizorin, a kane probleme te ekuilibrit te syrit etj. Te gjitha keto jane shume te rendesishme pasi mund te sjellin probleme serioze per gjithe jeten", nenvizon mjekja Lici. Per sa i perket kontrollit te syve tek okulisti, mjeket rekomandojne qe kontakti i pare me to duhet bere ne moshen 5 -vjecare, ne menyre qe te shmangen problemet e fshehura.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika