Trafikon gruan me femije, ne kerkim Xhambazi
E Marte, 02 Mars 2010
Korce- Trafikon nje grua me femije per ne Greqi me qellime perfitimi, shpallet ne kerkim i dyshuari Xhambazi. Policia e Korces njoftoi dje, se nisi ceshtjen penale ne ngarkim te Gezim Xhambazit 37 vjec, banues ne Bilisht, i cili ka mundur te arratiset pa rene ne pranga. Sipas hetimeve te kryera rezulton se disa dite me pare ai kishte ndihmuar te kalonte kufirin shqiptaro-grek Teuta K., 28 vjece, banuese ne Bulqize, e cila se bashku me femijet tentonte te mberrinte te bashkeshorti i saj qe jetonte dhe punonte ne vendin fqinj. Per udherrefimin Xhambazi do te perfitonte 2 mije euro, por policia greke ka arritur te kape gruan dhe femijet, qe i riatdhesoi pasditen e djeshme ne piken kufitare te Kapshtices. Gjate marrjes ne pyetje 28-vjecarja ka rrefyer per agjentet itinerarin e udhetimit dhe destinacionin ku do te mberrinte pas pageses ne favor te 37-vjecarit nga Bilishti. Ndaj Xhambazit u ngrit akuza e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".