Me viza false drejt Italise, 4 te arrestuar ne Durres
E Marte, 02 Mars 2010
Durres- Liberalizimi i vizave ne disa vende te rajonit rrit numrin e personave qe tentojne te kalojne pertej Adriatikut me dokumente false. Kater persona jane ndaluar nga policia e Durresit ne fundjave, dy prej te cileve te riatdhesuar nga autoritetet italiane ne portin e Barit. Tre prej te dyshuarve jane kosovare, ndersa jane perdorur viza false sllovene, italiane dhe pasaporte serbe. I pari eshte kapur Valentin Pernokaj 29 vjec, nga Lezha, i cili tentonte te udhetonte me tragetin e linjes Durres-Bari, me nje leje qendrimi italiane te falsifikuar. Diten e djeshme eshte ndaluar edhe H. B., 30 vjec, banues ne Recan te Kosoves, i cili ka perdorur per udhetim nje pasaporte serbe qe i ka ndryshuar fotografine. Dy personat e fundit jane te riatdhesuar nga policia italiane. A. B., 28 vjec, nga Rahoveci i Kosoves, ka perdorur nje vize sllovene per te cilen dyshohet se eshte e falsifikuar dhe po e njejta gje edhe per N. H., 28 vjec, nga Podujeva, i cili kishte udhetuar me traget per ne Itali me nje vize sllovene jo te rregullt.